OPH thotë se rekomandimet e reja do të shkaktojnë kaos në punën e hotelerisë

    Oda e Pavarur  Hotelierike (OPH) konsideron se protokollet e reja të Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me organizimin e festimeve, festave dhe dasmave, në vend që të kenë një ndikim pozitiv, do të shkaktojnë kaos në punën e objekteve hotelierike.

    Nga atje reagojnë se nuk janë këshilluar përfaqësuesit e kësaj fushe gjatë miratimit të këtyre

    “Nëse njoftimet e mediave për rekomandime të reja janë të sakta dhe e admirojmë aftësinë e Komisionit për Sëmundjet Infektive, i cili nga njëra anë me masat e propozuara lejon organizimin e dasmave, festave, festimeve në natyrë, ndërsa nga ana tjetër vendos rregulla dhe kufizime të reja për muzikantët prania e të cilëve me të njëjtën masë është e kufizuar vetëm kur organizojnë dasma”, thuhet në kumtesën e sotme.

    Ata kërkojnë nga Qeveria që gjatë miratimit të protokolleve ta kthejë nenin 13, me të cilin do të lejohet organizim i ngjarjeve muzikore me performancën e artistëve të muzikës në një pjesë të hapur dhe të mbyllur të objektit në të gjitha objektet hotelierike konform protokolleve të punës, ndërsa rekomandimi ekzistues për intensitetin e muzikës, me të cilin kufizohet niveli maksimal i zhurmës në objektet hotelierike në 55 decibel, ta shfuqizojë  krejtësisht. Kërkohet që të lejohen më shumë se gjashtë persona të ulen në të njëjtën tryezë nëse janë nga e njëjta familje.

    Lajmi Paraprak

    Nis prodhimi i limuzinës së promovuar nga Putin, zbulohet çmimi i shitjes

    Lajmi i rradhës

    Turqia teston me sukses makinën e saj të parë fluturuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë