Ministria e Punëve të Brendshme njofton se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Qendër të Shkupit janë ndaluar 28 persona, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale mos-veprim sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie përcjell Nistori.
“Në bazë denoncimit paraprak dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, është kryer kontrollë në një shtëpi në rrugën Sllavejko Arsov, te V.Gj, ku u gjetën 28 persona të pranishëm në një aheng familjar”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plot të çështjes, kundër tyre do të parashtrohet padi përkatëse për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal. /Nistori/