Osmani: edhe pak ditë për të vendosur ndërmjet integrimit dhe izolimit

    Bujar Osmani tha se duhet thyer të gjitha barrierat që janë vendosur që siç tha, jo vetëm ato fizike, por edhe ato të cilat i kanë krijuar në kokat tona, përcjell Nistori.

    Osmani tutje shtoi se thyerja e këtyre barrierave nuk bëhet vetëm me liderët e Frontit dhe kërkoi nga qytetarët që këtë ta bëjnë së bashku, ndërkaq tha se zgjedhja e presidentit shqiptar do të jetë inspirim për fëmijët e të gjitha komuniteteve pa dallim.

    “Ju ftoj që 24 prillin ta bëjmë ditë historike. Zgjedhja e presidentit të parë do të bëhet inspirim më i madh për secilin fëmijë tuaj i cilit do komunitet qoftë, se nuk ka kufij më për ëndrrat tona, se nëse munda unë të bëhem President i Republikës, mundet secili të ëndërrojë gjithçka dhe të realizojë atë”, tha Osmani.

    “Vota juaj është investim për të ardhmen”

    Osmani tha se kanë mbetur edhe pak ditë që qytetarët të vendosin mes integrimit ose izolimit dhe shtoi se vota e tyre është një investim për të ardhmen.

    “Kanë mbetur edhe pak ditë para vendimit të madh, para vendimit që do të përcaktojë të ardhmen e fëmijëve tanë. Për disa ditë ju do të vendosni se a jemi për integrimin apo jemi për izolimin. Për disa ditë ju do të vendosni a jemi për bashkëjetesë, a jemi për supremaci monoetnike përjashtuese. Ky është vendimi që ju me dorën tuaj duhet ta merrni. Voto juaj nuk është vetëm zgjedhje e njëhershme, është një investim për të ardhmen, është një investim që do të ndërtojë një mur karshi këtij nacionalizmi hakmarrës që për disa ditë dëshiron të instalohet në vendin tonë”, tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve

    Lajmi i rradhës

    A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit në Dubai?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë