Shumë divorce në Dibër

    Në komunën e Dibrës vazhdon të jetë prezenca e divorceve me një dinamikë të përforcuar. Para shumë dekadave ishin të rralla rastet kur evidentoheshin divorcet. Në dekadën e fundit divorcet janë prezent dhe janë edhe shqetësuese. Përveç rritjes së numrit të divorceve probleme të mëdha sociale shkaktojnë sidomos divorcet të bashkëshortëve të cilët kanë fëmijë. Dukuria në fjalë sipas vlerësimeve të gjykatësve në Gjykatën Themelore në Dibër shkaktohet kryesisht për shkak të migrimit masiv, martesave mes të rinjve me karaktere të ndryshme, bixhozi, si dhe alkooli.

    Kryetari i Gjykatës Themelore në Dibër, Mersim Marku për gazetën KOHA, tha se gjatë vitit 2022 në Gjykatën Themelore në Dibër janë evidentuar gjithsej 41 divorce. Ai sqaron se ky problem social ka një rritje gjatë dekadës së fundit. Marku shtoi se mes të divorcuarve ka të rinj por edhe bashkëshortë të viteve të mesme.

    “Si shkaktarë kryesor të divorceve sipas të dhënave tona janë karakteret e ndryshme të bashkëshortëve sidomos tek të rinjtë të cilët marrin nuse apo bashkëshortë nga vendlindja por që jetojnë në shtete të perëndimit. Poashtu shkak është edhe migrimi masiv dhe ndarja e bashkëshortëve për një kohë më të gjatë. Dominon edhe problemi i bixhozit, por edhe i personave të cilët përdorin alkool dhe drogë”, thotë kryetari i këtij institucioni Mersim Marku.

    Marku poashtu thekson se tentohet me palët të arrihet një pajtim por ajo ndodh shumë rrallë. Është një problem social i cili kërkon një angazhim më të madh i shoqërisë por normalisht edhe të familjes. Ai shton se bashkëpunimi me institucionet të tjera që merren me këtë problem social është në nivel. “Më problematik janë divorcet të bashkëshortëve të cilët kanë fëmijë meqë më pas paraqiten edhe problemet sociale”, thotë Marku.

    Në lidhje me problemin e divorceve biseduam edhe me punonjësin social pran Qendrës komunale për punë sociale në Dibër, Ismail Mersimoski. Ai për gazetën KOHA thotë se sa u takon divorceve Qendra në fjalë kryesisht merret me problemin e divorceve të bashkëshortëve të cilët kanë fëmijë. Në përputhje me normat Ligjore ne si institucion social trajtojmë këtë problem. Situata me divorcet shkakton probleme tek fëmijët të cilët duhet trajtuar në mënyrë korrekte. Është një problem i cili nëse nuk trajtohet siç duhet rrit problemet sociale në familje dhe shoqëri, thotë punonjësi social cili shton se për këtë aktivitet, Qendra për punë sociale ka edhe një ekip të veçantë. Divorcet gjatë vitit që kaloi si probleme sociale janë trajtuar edhe nga disa shoqata qytetare. Sektori joqeveritar në Dibër sidomos ka kritikuar hapjen të kazinove për lojëra të fatit të cilët drejtpërdrejt tek një pjesë e popullatës shkakton probleme në familje. Por, hapja e kazinove dhe lojërave të fatit vazhdon të rritet dhe aktualisht në Dibër funksionojnë mbi 10 objekte të këtilla. /koha/

    Lajmi Paraprak

    A do të ketë edhe një Marrëveshje të Ohrit në Ballkan?

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Edhe pak na pret kryeministri i parë shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë