“Ballkani i Hapur” | Osmani: Graviteti i Ali Ahmetit është aq i madh sa që vështirë se dikush mund të depërtojë

    Ministri i Punëve të Jashtëm, Bujar Osmani, ishte i ftuar sonte në emisionin Analiza, në TV21. I pyetur për vizitën e Albin Kurtit në Maqedoni dhe bashkëpunimin e tij me opozitën shqiptare, ai u përgjigj se këto orvatje nuk kanë asnjë efekt, sepse graviteti dhe figura e Ali Ahmetit është aq e madhe sa nuk mund të depërtojë askush. Ai shtoi se këto orvatje nuk shërbejnë për asgjë tjetër, veçse të prishin imazhin e Republikës së Kosovës, përcjell Nistori.

    “Takimi i Albin Kurtit me opozitën shqiptare nuk ka asnjë efekt, edhe më herët ka pasur orvatje të tilla, ka pasur bashkëpunime të tilla. Graviteti i Ali Ahmetit është aq i madh se nuk mund të depërtojë askush, sepse gravitetin e figurës së tij historike nuk mund ta depërtojë askush. Këto orvatje nuk kanë asnjë efekt, përpos se prishin imazhin e Kosovës. Kur na ftojnë në Bashkimin Evropian ne 6 ministrave të Punëve të Jashtme dhe Kosova e Serbia fillojnë me akuza të ndërsjella, 27 ministrat e jashtëm të BE-së nuk na vlerësojnë veç e veç, por kanë përshtypje për të gjithë ne, kështu dëmtohemi të gjithë.”- tha Osmani.  

    Osmani: Të hyjmë në rrugën e shpejtë me Shqipërinë dhe Malin e Zi për në BE, politika e opozitës është e paarsyeshme

    Osmani tha se ekziston rreziku që Maqedonia e Veriut të jetë në grupin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me çështje të hapura dhe kjo do ta ngadalësojë integrimin e vendit në BE.

    Osmani tha se politika e paarsyeshme e opozitës mund të kontribuojë për diçka të tillë.

    “BE nuk mund t’i japë një mesazh Ukrainës pa i dhënë një mesazh Ballkanit Perëndimor, sepse do të humbasë besueshmërinë. Rajoni do të ndahet në dy grupe: vendet me çështje të hapura që nuk mund të kenë zyrtarisht një shans për një rrugë të shpejtë dhe vendet që munden janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht në grupin e dytë, dhe ju keni Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën në grupin e parë për shkak të çështjeve të hapura dhe ata nuk mund të kenë një shans. Në muajt në vijim mund të kalojmë në grupin e vendeve me çështjeve të hapura dhe raporti do të jetë 2-4. Mund të hyjmë në grupin e vendeve me çështje të hapura dhe atëherë ata ekspertë që thonë se e kemi bilateralizuar procesin do ta kuptojnë se çfarë është bilateralizimi. BE-ja do të na thotë ta zgjidhim çështjen me Bullgarinë, siç do ta zgjidhë Serbia Kosovën ose Kosovën me Serbinë, ose BiH me Republikën Srpska… ne po hyjmë në atë grup. Ndërsa ne kemi shanse në muajt në vijim që të hyjmë në këtë rrugë të shpejtë me Shqipërinë dhe Malin e Zi”, tha Osmani.

    A duhet të largohet Maqedonia nga “Ballkani i Hapur”, përgjigjet Bujar Osmani

    A duhet të largohet Maqedonia nga “Ballkani i Hapur”?

    “Në atë kohë na u prezantuan dy komponentë të Ballkanit të Hapur – dimensioni ekonomik, pra liberalizimi i tregut dhe pajtimi, si një komponent i rëndësishëm. Pastaj ne, veçanërisht BDI-ja, e pamë potencialin në Ballkanin e Hapur si platformë për pajtim, sepse besojmë në këtë histori, sepse ky është problemi ynë në rajon, e jo nevoja e imponuar për pajtim”, tha Osmani.

    Sipas tij, vendimi i BDI-së për të mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte disi i lëkundur.

    Kriza në Lindjen e Mesme/ Osmani: Është e nevojshme të sigurohet një aeroplan qeveritar për t’iu përgjigjur situatave të tilla

    Osmani tha se është e nevojshme që Qeveria të marrë një aeroplan të sajën, por është e vështirë sepse opinioni do ta konsiderojë si luks.

    Ai komentoi se para evakuimit, Qeveria ka pasur një seancë ku është vendosur që të sigurohet një fluturim çarter për evakuimin e qytetarëve tanë nga Tel Avivi, por ka qenë shumë e vështirë për shkak të situatës në Izrael.

    “Qeveria thirri menjëherë një mbledhje dhe i dha akordoi mjete për të siguruar një fluturim të menjëhershëm çarter. Por, për shkak të sigurisë, ishte e vështirë të sigurohej një fluturim i tillë për në Tel Aviv dhe u zbulua se Air-Serbia ishte kompania ajrore që pranoi të lidhë një kontratë me Qeverinë. Qeveria mbuloi shpenzimet e të gjithë qytetarëve, kështu që qytetarët e evakuuar nuk u detyruan të paguajnë asgjë”, tha Osmani duke shtuar “kjo flet edhe një herë për faktin se sa e vështirë është për ne të mos kemi një aeroplan qeveritar”. Qeveria shqiptare evakuoi qytetarët që në ditën e parë, sepse kishte aeroplanin e saj qeveritar. Jo të gjitha qeveritë guxojnë të blejnë avionët e tyre, sepse reagimi i publikut do të ishte se do të ishte një luks. Për shembull, vaksinimet u vonuan sepse nuk kishim aeroplan. Ne kemi një avion qeveritar, por nuk është adekuat për t’iu përgjigjur situatave të tilla. Prandaj gjërat si kjo tregojnë se ka nevojë, por për këtë do të shohim më vonë”, tha Osmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si mbeti Ukraina pa armë bërthamore?

    Lajmi i rradhës

    Paralajmërohen protesta, qytetarët nuk mund të sigurojnë dru për ngrohje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë