Osmani: I vlerësoj përpjekjet që po bën Franca për të zhbllokuar procesin e integrimit europian

    “Vlerësoj veçanërisht përpjekjet që Franca po bën për të zhbllokuar procesin e integrimeve evropiane duke mbajtur seancat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjatë presidencës franceze të Këshillit të BE-së”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

    Këtë e ka bërë të ditur Osmani në profilin e tij në Facebook pas takimit me një delegacion të lartë të Ministrisë së Jashtme të Francës, të përbërë nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë së BE-së në MPJ të Francës Cyril Dikemal, Leonor Guim, këshilltar në Drejtorinë e BE-së, Sylvain Gioge, Zëvendës Drejtor për Evropën dhe Nicholas Faye, Shef i Misionit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Evropën Kontinentale.

    Fillimi i negociatave për anëtarësim dhe anëtarësimi në BE është investim gjeostrategjik për stabilitet dhe prosperitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Evropën, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik, ka shkruar Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Lukarevska: Nuk është patriotike dhe nuk është humane të kërkosh zgjedhje në situatë të këtillë

    Lajmi i rradhës

    Muharrem Bajrami me “Makedonija GjP” fiton kupën e Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë