Lukarevska: Nuk është patriotike dhe nuk është humane të kërkosh zgjedhje në situatë të këtillë

    Nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska, në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se situata në vend nuk është e përshtatshme për zgjedhje të parakohshme. Duke komentuar kërkesat e opozitës për takim liderësh ku do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Lukarevska thotë:

    “Ballafaqohemi me krizën e Kovidit, ajo ende nuk është për t’u neglizhuar, po shikojmë shifra dhe statistika, kemi krizë sigurie, kemi krizë energjetike dhe në fund të fundit, në këtë situatë mendoj se nuk është patriotike dhe nuk është humane të kërkosh zgjedhje. Pse të mos shkohet në zgjedhje të rregullta,” tha Lukarevska.

    Lukarevska tregon se a do të vazhdojë masa “TVSh-ja ime”

    Lukarevska ka folur për masën “TVSh-ja ime”. Ajo informoi se në bazë të masës “TVSH-ja Ime” te qytetarët në tremujorin e fundit kanë përfunduar 491,5 milionë denarë. E pyetur nëse kjo masë do të vazhdojë, Lukarevska u përgjigj:

    “Absolutisht – po”… Unë mendoj se ajo i jep rezultatet. Konsideroj se është një nga masat më tërheqëse të miratuara nga kjo qeveri. Jo se e zbaton DAP, përkundrazi, e shohim interesin e qytetarëve. Kur përfundon një tremujor i caktuar, menjëherë telefonojnë, pyesin se kur do të bëhet pagesa e mjeteve nga TVSH-ja Ime”, tha Lukarevska.

    DAP me rritje të të hyrave në vitet e fundit

    “Kemi rritje të të ardhurave. Edhe në krahasim me 2021 edhe në krahasim me 2020 edhe në krahasim me 2019. Shumë do të thonë – pse e krahasoni veten me vitin 2020, sepse ishte viti i koronës, por edhe atëherë kishim gjendje të caktuara në buxhet. Sa i përket fitimit, TVSH-së dhe tatimit në të ardhura personale, kemi tejkalim të planit që është në kuadër të Drejtorisë, plus ajo që do të thotë përmbushja e buxhetit sipas kritereve”, shtoi ndër të tjera Llukarevska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nuk është e vërtetë që ushtarët ukrainasë masovisht i kanë dorëzuar armët

    Lajmi i rradhës

    Osmani: I vlerësoj përpjekjet që po bën Franca për të zhbllokuar procesin e integrimit europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë