Osmani: Jemi vendi me stazh më të madh në rajon në lidhje me procesin europian

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga Vilnius i Lituanisë tha se sipas raporteve të fundit të BE-së, Maqedonia e Veriut është 20 deri në 25 kapituj para Malit të Zi dhe Serbisë, vende që negociojnë për anëtarësim në BE për periudhë më të gjatë.

    “Ne jemi vendi me stazh më të madh në rajon në lidhje me procesin europian, ja tani kishte një analizë në Bruksel ku diku 20 deri 25 kapituj, në këtë skrining të fundit, ne jemi para Malit të Zi dhe Serbisë, vende që negociojnë me dhjetëra vite.

    Do të thotë ne jemi me të vërtet të përgatitur, kjo përgatitje është mesazh edhe për Brukselin, megjithatë nënkupton që jetojmë në kushte më europiane, pasi që Europa konstaton se i plotësojmë ata kritere”, tha Osmani për “TV21”.

    Lajmi Paraprak

    Shkupjanët: Mosmarrëveshjet për çështjen e mbeturinave nuk duhet t’i pësojmë ne

    Lajmi i rradhës

    Aleksandar Vulin futet në listën e sanksioneve amerikane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë