Shkupjanët: Mosmarrëveshjet për çështjen e mbeturinave nuk duhet t’i pësojmë ne

    Pjesë të caktuara të Shkupit edhe sot të mbuluara nga mbeturinat. Përveç në kontejner të stërmbushur, mbeturinat tashmë disa ditë janë derdhur edhe në trotuare e madje edhe në rrugë, duke bllokuar një korsi për komunikacion. Qytetarët shprehen të revoltuar për kaosin e krijuar. Për shkak që kundërmon erë e keqe banorët thanë se janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre përkohësisht.

    “Mbetëm të helmuar. Në mes të verës po duhet me u mbyll mos me depërtu era, nuk e di çka do të bëhet puna. Mos vet për ne, do të marrim ndonjë kolerë. Kemi dal e kemi shku në Kosovë me marr ajër të pastër”.

    “Ky nuk është shtet, është shkatërrim, populli me marr ndonjë sëmundje”.

    “Shteti i ka fajet, populli nuk ka faj. Shteti po shikon veç ta mbush xhepin dhe barkun e vet e për fukara s’po mendon hiç. Nëse rrini një ose dy javë kështu kjo helm bëhet”.

    Gjithashtu, qytetarët thonë se mosmarrëveshjet brenda ndërmarrjes publike “ Higjiena Komunale” nuk duhet t’i pësojnë qytetarët, që sipas tyre, rrezikojnë shëndetin.

    “Çdo gjë bie mbi kurriz të qytetarëve. Ata flasin kinse punojnë dhe bëjnë çdo gjë për qytetarët mirëpo ndodhë e kundërta. Asgjë për qytetarët, asgjë”.

    “Nuk është pastruar, kështu qëndron për disa ditë, kjo është diçka e çuditshme, papërgjegjësi e madhe. Për sa vjet jam këtu kurrë s’kam parë një gjë të këtillë, të mblidhen aq mbeturina, çfarë të bëjmë, kjo është”.

    Kreu i Çairit, Visar Ganiu tha se sonte pritet të pastrohet çdo mbeturinë e mbetur në këtë komunë. Ai shtoi se do të kërkojë nga Higjiena Komunale të bëj ndryshime në orar që komuna e Çairit mos të mbetet e fundit kur bëhet fjalë për grumbullimin e mbeturinave.

    “Ka pas asi lloj ankesa se pse ne jemi të fundit, pas orës 23 fillohet të pastrohet në Çair por ashtu ndërmarrja e ka bë orarin. Këtu duhet të bëjmë një rotacion që mos të jemi në çdo herë ata të fundit”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës Çair.

    Për shkak të një proteste të punonjësve të Higjienës Komunale, Shkupi u mbulua nga mbeturinat të cilat nuk u pastruan për tre ditë radhazi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rritja e pagave për 10 për qind në sektorin publik, nuk i zgjidhi të gjitha problemet

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Jemi vendi me stazh më të madh në rajon në lidhje me procesin europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë