Osmani: kam përzënë nga Maqedonia e Veriut 17 diplomatë rus

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmë në emisionin “Politika”, ka treguar se sa diplomatë rus ka dëbuar brenda 2 viteve të mandatit të tij si kryediplomat. Osmani lavdërohet se brenda mandatit të tij si ministër i Jashtëm, ka larguar nga RMV-ja 17 diplomatë rusë.

    “Vetëm në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus, i kam shpallur persona non grata. A e dini pse i kam shpallur? Sepse i kam zënë drejtpërdrejt duke komunikuar me njerëz nëpër institucione të rëndësishme”, ka thënë mes tjerash ministri Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Ekocidi në RMV zyrtarisht një vepër e re penale

    Lajmi i rradhës

    LSDM: vota për VMRO-DPMNE, do të sjellë rrezik për vendin dhe popullin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë