Osmani: Kemi mbështetjen e shqiptarëve për të vazhduar përpara me reformat

    Zyrtari i lartë i BDI-së dhe njëherazi ministër i Jashtëm, Bujar Osmani, tha se nuk ka plane për rikonstruimin e Qeverisë dhe se ajo është stabile. Ai tha se për momentin ata si pozitë janë të angazhuar në programin e tyre dhe se mbështetja, sidomos ajo shqiptare, është shumë e madhe.

    Nuk ka plane për rikonstruimin e Qeverisë. Qeveria është stabile dhe funksionale, po ashtu është edhe e angazhuar në implementimin e programit që kemi premtuar dhe mbështetja e opinionit për momentin është e jashtëzakonshme, sidomos te pjesa shqiptare. Dhe ne si BDI e shohim si një motivim të madh këtë mbështetje që na i jep elektorati jonë për të vazhduar përpara me reformat dhe angazhimet tona politike”, ka deklaruar Osmani në Alsat M. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SHBA-Berisha, histori përplasjesh / Si përfundoi ‘non grata’ politikani dikur i përkëdheluri i Washington

    Lajmi i rradhës

    Seuta dhe përpjekja për migrim – djaloshi përdori shishet plastike për të notuar (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë