Taravari: Do të futemi në qeveri vetëm nëse bëhet fjalë për qeveri ekspertësh

    Foto: Emir H.

    Sekretari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi kryetari i Gostivarit, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” gjatë diskutimit për rikonstruimin e qeverisë tha se as nuk e çojnë ndërmend të futen në këtë qeveri.

    Ai tha se mund të futen në qeveri vetëm nëse formohet një qeveri në nivel ekspertësh apo teknikësh. Taravari tha se ata si opozitë për momentin janë të fokusuar te zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato parlamentare nëse eventualisht bëhen bashkë.

    Ne jemi opozitë dhe as që e diskutojmë të hyjmë në qeveri. Pretendimi ynë është që në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse mbahen së bashku me ato parlamentare, të fitojmë dhe të krijojmë një shumicë të re, por assesi me këtë përbërje qeveritare. Nëse bëhet fjalë për një qeveri ekspertësh apo teknikësh, ajo është një situatë tjetër. Anketat që ne shohim muajve të fundit, LSDM-ja dhe BDI-ja janë në rënie të vazhdueshme. Përkrahja për partitë që janë në pushtet është shumë e vogël në popull” , është shprehur Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Biden i shmanget pyetjes për Izraelin: Mund të më pyesni nëse më dilni para veturës (Video)

    Lajmi i rradhës

    Bozhinovska refuzon ofertën e ministrit Osmani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë