Osmani largon Milenkoskin nga detyrimet e tij në misionin e OSBE-së

    Pas reagimeve të shumta në opinion lidhur me skandalin e diplomatit maqedonas, Mile Milenkoski, sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook është prononcuar edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. Ai ka shprehur shqetësimin e tij të thellë si shkak i rastit të fundit të arrestimit në shtet tjetër të një të punësuari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkaku i fletë-arrestit të një shteti të tretë. Osmani thotë se kjo  jo vetëm që shkakton paparashikueshmëri në punën e diplomacisë,  por e dëmton besimin dhe autoritetin e shtëpisë (Ministrisë). Osmani ka njoftuar se ia ka ngrirë raportin e punës dhe se Milenkoski është tërhequr nga detyrimet e tija në misionin e OSBE-së.

    “Jo vetëm si obligim ndaj interesave tona shtetërore, por si shtet anëtar në NATO, si kryesues të ardhshëm të OSBE-së në vitin 2030, ne kemi detyrim të vendosim sistem të padepërtueshëm të certifikimit dhe të verifikimit të kuadrit diplomatik, me qëllim që ta kthejmë besimin edhe në institucion edhe në shtet. Në këtë drejtim,  dua t’i publikoj hapat urgjente që i ndërmorra deri më tani:  E para, në përputhje me mundësitë ligjore, të të punësuarit i është ngrirë raporti i punës dhe është tërhequr nga detyrimet e tija në misionin e OSBE-së. E dyta, fillova procedurë urgjente për formimin e grupit të punës, i cili duhet të kryejë revizion privat të situatave me certifikatat dhe dokumentacionet, me qëllim që të vërtetohet nëse ekziston kërcënim i caktuar imanent për sigurinë dhe besueshmërinë e shtëpisë (Ministrisë), veçanërisht kërcënim që lidhet me rastin në fjalë. E treta, grupi i punës do të detyrohet të realizojë bashkëpunim ndër-resorial me shërbimet gjyqësore dhe ato të sigurisë, me qëllim të përgatitjes së një plani për kryerje të vetingut të jashtëzakonshëm të diplomacisë; ky grup pune do të duhet ta formojë edhe Komisionin ndër-sektorial i cili do të propozohet nga Qeveria, e cila gjithsesi do të duhet ta realizojë vetingun e jashtëzakonshëm, përmes procesit të certifikimit dhe kontrollit shtesë të sigurisë. E katërta, do të kërkoj nga të gjitha pozicionet udhëheqëse, drejtorët dhe udhëheqësit e pozicioneve të ndjeshme, që vetë ta kalojnë procedurën e vetingut më të rreptë, përmes sistemit të certifikatave të NATO-s. Këtë proces planifikoj ta bëj të obligueshëm edhe në sistemin e mbushjes së vendeve të ambasadorëve”, ka shkruar Osmani./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Evolucioni i baballarëve

    Lajmi i rradhës

    Pse njerëzit kërkojnë përgjigje të lehta, për problemet më komplekse që ka sot bota?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë