Osmani: Mbrojtja e vendit është ngritur në nivelin më të lartë, rriten kërcënimet nga sulmet kibernetike

    I gjithë shteti e nga ngritur nivelin më të lartë të mbrojtjes për shkak të sulmit në Ukrainë, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet edhe rritja e kërcënimeve të sulmeve kibernetike për të cilat janë marrë masa speciale, deklaroi sot shefi i diplomacisë Bujar Osmani, i cili përmendi se Ministria e Punëve të Jashtme që para përshkallëzimit të gjendjes në Ukrainë ka qenë objektiv i përpjekjeve për sulme kibernetike, përcjell Nistori.

    Ministri Osmani tha se poashtu janë evakuar diplomatët e RMV-së, të cilët kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e ambasadës së Maqedonisë në Kiev. Ata për momentin janë rrugës për në Moldavi përmes korridorit të siguruar.

    “Kemi ndërmarrë disa veprime me partnerët tanë dhe arritëm që disi që diku para gjysmë ore ti tërheqim diplomatët tanë nëpërmjet një korridori të sigurtë dhe ata tashmë janë nisur drejt Moldavisë, dhe gjithashtu sot arritëm që ti evakuojmë gjegjësisht të fillojmë me procesin e evakuimit për monitoruesit tanë në kuadër të misionit special për monitorim. E dini se kemi pasur 30 monitorues atje dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Moldavisë, dhe pjesa tjetër drejt Polonisë”.

    Lajmi Paraprak

    Sindikatat e Policisë me protestë para Qeverisë, kërkojnë harmonizimin e pagave me atë minimale

    Lajmi i rradhës

    DORACAKU I MILLOSHEVIQIT NË DUART E PUTINIT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë