Sindikatat e Policisë me protestë para Qeverisë, kërkojnë harmonizimin e pagave me atë minimale

    Sindikatat e Policisë dhe të Armatës sot përmes protestës para Qeverisë kërkuan harmonizim urgjent të pagave  me atë minimale për punëtorët në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Mbrojtje. Kërkuan edhe sistemim të pjesëtarëve të ushtrisë nëpër institucione pasi të mbushin 45 vjet siç është parashikuar me Ligjin për shërbim në ARM.

    Nëse  nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata paralajmëruan pas dy jave të vendosin tenda para Qeverisë.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Dellçev theksoi se me këtë protestë përcjellin se kjo gjendje më është e padurueshme në polici dhe presin përgjigje të shpejtë edhe nga kryeministri,  nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të Brendshme.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesional, Adnan Aliti theksoi se kjo protestë  është paralajmërim për Qeverinë dhe ministrin e Punëve të Brendshme ta mbajnë premtimin  nga viti 2019 për një pjesë të pjesëtarëve sipas ligjit të cilët i plotësojnë kushtet të transferohen në Policinë kufitare. Ai potencoi se nuk kërkojnë asgjë më shumë, por të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në shtetin tonë. 

    Lajmi Paraprak

    Hotelet në Strugë dhe Ohër hapin dyert për ukrainasit

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Mbrojtja e vendit është ngritur në nivelin më të lartë, rriten kërcënimet nga sulmet kibernetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë