Osmani: Mosmarrëveshja me Bullgarinë mund të kthehet në një konflikt të ngrirë dhe vendi të izolohet nga perspektivat europiane

    Ministri i Jashtëm Bujar Osmani është optimist se konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në mund të mbahet më 31 dhjetor, nëse deri atëherë Bullgaria e heq veton, por në të kundërt ka frikë se mosmarrëveshja mund të kthehet në një konflikt të ngrirë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të izolohet nga perspektivat europiane, përcjell Nistori.

    Ai theksoi se kjo nuk është e mirë për të dyja vendet e as për rajonin në përgjithësi.

    “Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e 14 dhjetorit, por jo vetëm data 14-të, sepse presidenca sllovene mund të qëndrojë deri më 31 dhjetor, nëse merr sinjal nga Bullgaria se po heq veton, madje edhe më 30 dhjetor, ministri i Jashtëm slloven mund të thërrasë një mbledhje online të ministrave dhe të miratojë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare në të njëjtën ditë. Është e rëndësishme të mbajmë afate të shkurtra. Frika ime është se nëse kjo mosmarrëveshje kthehet në një konflikt të ngrirë, Republika e Maqedonisë së Veriut do të izolohet nga perspektivat europiane”, tha Osmani në Temën e ditës të Sitelit.

    Ai thotë se formimi i një qeverie të re në Bullgari jep shpresë për bisedime thelbësore midis, siç tha ai, dy qeverive të qëndrueshme. Osmani thotë se ka proaktivitet francez në gjetjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kërçova me ajrin më të ndotur në vend, vijon Tetova e më pas Gostivari

    Lajmi i rradhës

    Pse nuk i shijojmë ushqimet njësoj pas moshës 40 vjeçare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë