Pse nuk i shijojmë ushqimet njësoj pas moshës 40 vjeçare

    Kur mendoni për plakjen, gjërat e para që ndoshta ju vijnë në mendje janë rrudhat dhe dhimbjet.

    Por aspekte të tjera të procesit të plakjes janë më delikate, si për shembull mënyra sesi sythat e shijes duket se humbasin disi funksionin e tyre ndërsa plakeni.

    Pse ndodh kjo dhe çfarë mund të thotë për shëndetin tuaj,

    Çfarë janë saktësisht sythat e shijes?

    Gjuha dhe pjesë të tjera të gojës e të grykës, përmbajnë një grumbuj qelizash në lëkurë që quhen sythat e shijes. 

    Shumë prej tyre gjenden edhe në sipërfaqen e gjuhës.

    Një nga këto sytha ka deri në njëqind qeliza receptore.

    Ku çdonjëra mund të ndiejë një nga katër shijet: të thartën, të kripurën, të ëmblën ose të hidhurën.

    Nerva të tjerë të specializuar perceptojnë ndjesinë e nxehtësisë, të ftohtit dhe strukturës së ushqimit.

    Kështu ju mund të dalloni ushqimet specifike.

    Si ndryshojnë sythat e shijes ndërsa plakeni

    Sipas ekspertëve ju keni rreth 10,000 sytha shijeje dhe ky numër zvogëlohet me kalimin e moshës, për disa kjo rënie fillon që në të 40-at.

    Kjo ndodh sepse ndërsa plakemi, rigjenerimi i këtyre qelizave fillon të ngadalësohet.

    Dhe kur numri i qelizave që dërgojnë sinjale në tru zvogëlohet, truri ka më pak informacion për të deshifruar shijen.

    E njëjta gjë ndodh me nuhatjen dhe me prodhimin e pështymës, të dyja luajnë një rol të madh në mënyrën se si e shijoni ushqimin.

    Përveç procesit të plakjes, probleme të ndryshme shëndetsore dhe stili i jetesës mund të jenë shkaku.

    Këto mund të përfshijnë:

    Probleme dentare: kavitetet, infeksionet dentare dhe myku, krijojnë një mjedis oral jo të shëndetshëm dhe prekin funksionet e receptorëve të shijes.

    Medikamente të caktuara: shpesh ato shkaktojnë një shije të hidhur dhe tharje të gojës duke reduktuar aftësinë e gjëndrave të pështymës për të funksionuar.

    Sëmundjet akute: alergjitë, sinoziti dhe infeksionet virale.

    Probleme të caktuara shëndetësore: sëmundjet autoimune, diabeti dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.

    Pirja e duhanit: mund të dëmtojë apo edhe të vrasë sythat e shijes sepse ngaladëson furnizimin e tyre me gjak.

    Trajtimet e kancerit: kimioterapia mund ta përkeqësojnë më tej aftësinë tuaj për të shijuar nga dëmtimi i drejtpërdrejtë i indeve./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Mosmarrëveshja me Bullgarinë mund të kthehet në një konflikt të ngrirë dhe vendi të izolohet nga perspektivat europiane

    Lajmi i rradhës

    Mjalti i shëndetshëm edhe për lëkurën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë