Osmani: ndonjëherë ndihemi si Don Kishoti dhe luftojmë kundër të gjitha padrejtësive që e pengojnë shtetin

    Nuk mund të them prej tani se ai proces nuk do të ketë sukses. Një muaj e gjysmë në politikë është periudhë e gjatë në të cilën mund të bëhen edhe punë të mëdha. Megjithatë, në fund me emër dhe mbiemër do t’i themi ata që e humbasin këtë mundësi historike dhe të cilët do të jenë arsye për të gjitha pasojat të cilat do t’i ketë ky shtet për shkak të asaj mundësie të humbur, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në lidhje me pritjet nga Samiti i liderëve të bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor i cili do të mbahet në dhjetor, raporton AIM, përcjell Nistori.

    Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, Osmani tha se fillimi i bisedimeve është procesi më i vështirë dhe se ai nuk do të ndalet së punuari “deri në sekondën e fundit”, sepse “ne nuk kemi alternativë”. 

    “Prandaj, kushdo që mendon për njerëzit, nuk duhet të ndalojë së besuari dhe të bëjë përpjekje për të hapur atë proces që është pa alternativë për të gjithë ne. Por ndonjëherë ne ndihemi si Don Kishoti dhe luftojmë kundër të gjitha padrejtësive që tentojnë ta pengojnë shtetin”, tha Osmani pas promovimit të pullës postare me rastin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup.

    I pyetur nëse pret ndryshime në qëndrimet e opozitës, ai tha se sjellja e opozitës është të mendojnë vetëm për zgjedhjet e ardhshme dhe siç tha ai, “përderisa e ardhmja jonë është e kërcënuar, ne jemi plotësisht të përkushtuar se kush do të jetë ministri dhe kush do të jetë kryeministër”.

    “Historia do t’i dënojë ata njerëz që e humbasin dhe shpërdorojnë këtë mundësi historike para nesh. Por ne do të luftojmë deri në fund për të arritur një përparim”, tha shefi i diplomacisë.

    Në lidhje me pritjet nga Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në dhjetor, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot deklaroi se është “qartë se nuk mund të ketë vendim pozitiv për ne” për shkak të “qëndrimit të fuqishëm të opozitës”.

    Lajmi Paraprak

    Gjithçka në buxhetin rus të vitit 2024 për luftën?

    Lajmi i rradhës

    PThP – Shkup me dy procedura kundër dilerëve të drogës në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë