PThP – Shkup me dy procedura kundër dilerëve të drogës në Shkup

    Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka marrë vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër një të dyshuari për vepër penale prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, si dhe kundër edhe një personi i cili e ka ndihmuar që ta kryente veprën penale, përcjell Nistori.

    “I dyshuari 35 vjeçar nga Shkupi, në shtëpinë e tij dhe në banesë të përkohshme të padeklaruar në rrugën “Cerska”, në mënyrë të paligjshme ka mbajtur për shitje narkotikë – marihuanë në masën totale neto 4802.4 gram, kokainë në masë totale neto 62 gram, si dhe substancë psikotrope 3, 4 metilen, dioksimetamfetaminë në një masë totale prej 7 gram.

    Në ekzekutim e ka ndihmuar ndihmësi, një 30 vjeçar nga Shtipi, duke i siguruar mjetet për kryerjen e veprës penale, përkatësisht duke i mundësuar shfrytëzimin e shtëpisë në të cilën ka qenë në bazë të kontratës së qirasë me një palë e tretë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Nga Prouroria thonë se meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, frika e arsyetuar se do të pengojë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se do të përsërisë veprën, prokurori publik ia ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.

    Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur hetim edhe ndaj një 33-vjeçari nga Kriva Pallanka i cili po qëndronte i pa paraqitur në një vikend shtëpi në Çuçer Sandevë, ku gjatë kontrollit iu gjetën 952 gram amfetaminë, 19,56 gram kokainë, rreth gjysmë kilogram marihuanë, 14.6 mililitra hashash në gjashtë shiringa, si dhe fara kanabisi me masë neto totale 9.62 gram.

    Edhe për këtë të dyshuar prokuroria ka propozuar masën e paraburgimit.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: ndonjëherë ndihemi si Don Kishoti dhe luftojmë kundër të gjitha padrejtësive që e pengojnë shtetin

    Lajmi i rradhës

    Me iniciativë të Llogës, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi tre rregullore dhe hapi procedurë për tetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë