Osmani në OKB: doemos t’i themi jo Rusisë!

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ditë më parë ka folur nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në mbledhjen e 56-të plenare të seancës së 78-të të Asamblesë së Përgjithshme, me rastin e dy vjetorit nga invazioni rus ndaj Ukrainës, i cili u mbajt me temë: Situata në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës.

    Ministri Osmani edhe një herë i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë këtë luftë të pakuptimtë dhe t’i tërheqë trupat e saj nga territori sovran i Ukrainës.

    “Rusia shkeli parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe filloi luftë agresive kundër Ukrainës, një vend anëtar i OKB-së”, theksoi Osmani.

    Njëherit, ministri theksoi se Maqedonia e Veriut është gjithashtu shumë e shqetësuar dhe dënon deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi dhe Bjellorusi nga Federata Ruse dhe u bëri thirrje atyre që të sigurojnë kthimin e tyre të sigurt në shtëpi.

    “Duhet t’i themi jo Rusisë! Drejtësia dhe përgjegjësia duhet të mbizotërojnë”, tha Osmani, duke shtuar gjithashtu se Maqedonia e Veriut iu bashkua 140 vendeve të tjera anëtare në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991, gjë që, për fat të keq, Federata Ruse nuk e respektoi.

    Osmani bëri thirrje për unitet në mbështetje të Ukrainës, jo vetëm për hir të viktimave dhe familjeve të tyre, por edhe si parakusht për shmangien e agresioneve të mëtejshme dhe përdorimit të paprovokuar të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Lajmi Paraprak

    SULMI NË M-NAV / Gjykata Penale ka shfuqizuar paraburgimet dhe arrestet shtëpiake për gjashtë të dyshuarit

    Lajmi i rradhës

    Dauti: shkarkimi i Taravarit ishte i pashmangshëm, iku nga kuvendi dhe kongresi i partisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë