Osmani: Në Sofje do të caktohet ambasador një nga diplomatët më me përvojë

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media tha se propozimi për ambasador të Maqedonisë së Veriut në Sofje ka kaluar në seancën e Qeverisë dhe theksoi se nuk mund ta zbulojë emrin për arsye ligjore, përcjell Nistori.

    Osmani tha se bëhet fjalë për një nga diplomatët më me përvojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    “Një nga diplomatët më me përvojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë mënyrë është vendosur qëllimisht që të dërgohet një diplomat me përvojë në Sofje në kushtet kur duam të kthejmë besimin dhe të kapërcejmë dallimet, por nuk mund të komentoj për emrin, derisa të pranohet marrëveshja dhe nga presidenti”, tha ndër të tjera Osmani.

    Jozyrtarisht flitet se propozimi i Ministrisë së Jashtme për ambasadore në Sofje është Agnesa Rusi, diplomate me karrierë në Ministrinë e Jashtme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përgjigjja e Shqipërisë për Rusinë në përgjigjen e SHBA dhe NATO-s

    Lajmi i rradhës

    Si është të rritesh në një familje toksike? Njihuni me dëmet emocionale nga prindërimi difunksional

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë