Osmani: Opozita deshi ta rrëzojë qeverinë në momentin e gabuar

    Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në Click Plus ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai në lidhje me deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili sot tha se vetëm Ali Ahmetit i konvenon një kryeministër i shantazhuar, Osmani tha se BDI-ja nuk është pjesë e krizës, por e zgjidhjes së krizës.

    “Unë e marrë si kompliment, pasi që tregon se ne jemi të parashikueshëm. Ne nuk jemi pjesë e krizës, ne jemi pjesë e zgjidhjes së krizës. Dhe zakonisht jemi në momentet kur duhet të zgjidhen problemet”, tha Osmani.

    Për vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi i cili nuk shkoi në Kuvend të votoi rrëzimin e Qeverisë të enjten e 11 nëntorit, Osmani tha se është e rëndësishme që në kohën e duhur të jesh në anën e duhur të historisë!

    Ai shtoi se opozita në momentin e gabuar deshi ta rrëzojë Qeverinë, duke shtuar se me “E Majta” nuk bëhet Qeveri. Shumica parlamentare është e garantuar dhe ka 61 deputetë.

    Osmani bëri të ditur se kur të hapet Kushtetuta do të hiqet edhe fraza e “20%” për shqipen.

    “Unë mendoj se Besa doli prej Qeverisë se ka pasur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në në mbështetje të zgjedhjeve dhe ata e kanë ditur këtë punë para se të përfundon raundi i dytë”, tha Bujar Osmani nga BDI.

    E për këtë ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha nëpërmjet një porosie dërguar në redaksinë e TV21. Hoxha e përgënjeshtroi Osmanin dhe tha se është mashtrim.

    “Kjo është gënjeshtër dhe mashtrim që po mundohet ta plason Bujar Osmani. E din shumë mirë ai dhe soji i tij arsyet e mbushjes së kupës nga 14 muja qeverisje janë disa persona nga BDI dhe një nga ata edhe ai personalisht. Pyeteni sa qasje ka patur BESA në MPJ”, thuhet në porosinë e Hoxhës.

    Lajmi Paraprak

    Vetura më e shitur në Europë

    Lajmi i rradhës

    Vdesin dhjetëra udhëtarë të RMV-së në aksident trafikun në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë