Osmani: Përforcimi i sistemit arsimor përmes pasurimit të përmbajtjeve edukative të IHRA-s është i domosdoshëm

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani  mori pjesë në uebinarin edukativ multilateral në temë: Zbatimi në praktikë e tre definicioneve ligjërisht jo- detyruese të IHRA në shoqëritë multikulturore: leksione të nxjerra, praktika dhe hapa para, në organizim të MPJ-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me MPJ-n e Austrisë dhe Greqisë, përcjell Nistori.

    “Uebinari është mbështetje e fortë e aplikacionit vijues të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit-IHRA”, potencoi Osmani në fjalimin e tij, duke iu referuar seriozitetit nga trendi i rritjes së antisemitizmit, shtrembërimin e Holokaustit, si dhe racizmin kundër romëve që minon themelet e sundimit të së drejtës dhe respektimit e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore.

    Osmani ndër të tjera nënvizoi se është i domosdoshëm përforcimi i sistemit arsimor përmes pasurimit të përmbajtjeve edukative me dy definiconet e punës së IHRA-s, e në drejtim të ballafaqimit me sfidat në këtë plan. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Reagon Sali Berisha ndaj DASH: Publikoni të gjitha faktet dhe dokumentat nëse i keni

    Lajmi i rradhës

    Tre bimët shtëpiake më të lehta për tu rritur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë