Reagon Sali Berisha ndaj DASH: Publikoni të gjitha faktet dhe dokumentat nëse i keni

    Ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me ndalesën që iu bë nga Departamentit i Shtetit i SHBA-së pë hyrje në territorin amerikan. Berisha thotë se gjate 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresën e tij nga ndonjë person, institucion vendas apo i huaj për keqpërdorim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni, përcjell Nistori.

    “Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA”, ka shkruar Berisha në Facebook.

    Ai ka shprehur keqardhje për vendimin dhe e ka konsideruar atë pa asnjë baze konkrete, si dhe e ka ftuar Sekretarin e departamentit të shtetit të SHBA-së, Antony Blinken të publikojë çdo fakt dhe dokument administrata e SHBA-së për të argumentuar pretendimin për të dhe familjarët e tij. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pas bombardimeve në Palestinë, Izraeli citon një ajet nga Kurani!

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Përforcimi i sistemit arsimor përmes pasurimit të përmbajtjeve edukative të IHRA-s është i domosdoshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë