Pacientët vërshojnë klinikat pas rikthimit të sistemit në normalitet

    Foto Ilustruese

    Klinikat, të cilat deri para pak kohësh ishin Qendra Kovid, i janë kthyer normalitetit me numër tejet të shtuar të pacientëve. Të gjitha kontrollet dhe operimet të cilat nuk janë realizuar gjatë asaj periudhe futen në programin ditor të Klinikave. Njëra nga Klinikat e cila ka qenë Kovid Qendër është edhe ajo e Urologjisë në Shkup. Drejtori i saj Sasho Dohçev thotë se brenda ditës kryejnë rreth dhjetë operacione ndërkaq në Ambulantë kontrollohen mbi 100 pacientë. Për të përmbushur nevojat e pacientëve, ai thotë se shpesh ju ka ndodhur që të qëndrojnë deri në orët e vona. Derisa kjo Klinikë ka qenë Kovid qendër janë operuar vetëm rastet urgjente, si dhe janë bërë dy transplantime.

    Kemi shtyrë mjaft operacione, për fat të keq ata janë operacione të rregullta të cilat i bëjmë në Klinikë. Problem më i madh është për sëmundjet malinje sepse ato nuk guxojnë shumë të presin. 3:58 Ka mbingarkesë në Ambulanta dhe është normale sepse “Moj Termin” u stopua dhe i kemi pranuar vetëm rastet urgjente. Tani jemi kthyer krejtësisht në normalitet. Funksionojnë terminët si për kontrolle ashtu dhe për operacione dhe ata të cilët kanë pritur gjatë patjetër tani t’i operojmë kështu që dy sallat e operimit janë me kapacitet të mbushur, të mbingarkuara”, tha Sasho Dohcev, drejtor i Klinikës së Urologjisë në Shkup.

    Qendër Kovid deri para dy javësh ishte edhe Spitali i Fëmijëve në Kozle i cili po ashtu i është rikthyer normalitetit me numër të shtuar të pacientëve.

    Ka vërtetë interes të madh të pacientëve, me siguri si pasojë e rënies së intensitetit të numrave me Kovid. Është ulur numri I pacientëve dhe pacientët janë më të lirë, sa e shoh vijnë dhe për kontrolle, nuk kanë frikë as të qëndrojnë në Spital. Në përpara se ta hospitalizojmë një fëmijë dhe nënën, iu bëjmë teste për Kovid. Momentalisht nuk kemi fëmijë pozitiv apo nëna pozitive. :52 Momentalisht 3 reparte janë në funksion, dhe të tre repartet janë të mbushura. Nëse do të hapën edhe repartet tjera, me siguri që pacientët tanë të cilët deri tani na kanë kontaktuar përmes telefonit për terapi dhe gjëra tjera, besoj se do të vijnë në Spitalin tonë”, pohoi Katerina Boshkovska, specialist pediatër në Spitalin e Kozles.

    Kthimi i Klinikave në normalitet vjen pas uljes së numrit të të prekurve nga COVID-19. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si bëjnë reklamë shërbimet sekrete botërore në rrjetet sociale?

    Lajmi i rradhës

    Fshati Përshevcë pa ujë të pijshëm! Autoritetet fajësojnë banorët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë