Shkodran Tolaj i ‘paprekshëm’, Ministria e Kulturës nuk i kërkon përgjegjesi

    Ministria e Kulturës nuk e sheh të arsyeshme që të kërkojë përgjegjësi për keqpërdorimet e fondeve të drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, Shkodran Tolaj, të cilat u konstatuan nga Komision i brendshëm i Ministrisë.

    Ministrja Bisera Kostadinovska Trajçevska thotë se gjithçka që ka ndodhur deri në vitin 2021 është mbyllur, ndërsa mund të veprojnë vetëm nëse dikush e denoncon.

    “Që të dërgohet inspektim ose që të kontrollohet çfarëdo lloj parregullsie, patjetër të ketë denoncim, dyshim se diçka nuk është në rregull, ose patjetër të veprojmë sipas ndonjë zëri konkret. Në këtë periudhën e fundit diçka të tillë nuk ka, për shkak se ajo që ka qenë e konstatuar si parregullsi deri në fund të vitit 2021 është zgjidhur”, u shpreh Bisera Kostadinovska Stojçevska.

    Pas inspektimeve nga komision i brendshëm i Ministrisë së Kulturës, dy vite me radhë janë konstatuar parregullsi financiare të bëra nga drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj.

    Ministrja Kostadinovska Stojçevka madje thotë nuk ka nevojë as të kontrollojë edhe nëse drejtori Tolaj ka kualifikim arsimor adekuat për pozitën që mban. Përgjegjësitë i hedh tek ish-ministrat Kulturës.

    “Tani nëse drejtori është në mes të mandatit ose nga fundi i mandatit, unë nuk mund të bëjë sulm të tillë pa asnjë arsye, por kur drejtori do të ishte në rizgjedhje tjetër, si ministre jam e obliguar të formoj komision të ri dhe ai komision është i obliguar që në pajtueshmëri me Ligjin për Kulturë t’i kontrollojë dokumentet përkatëse dhe ti propozojë ministrit që përsëri të zgjidhet drejtor nëse jo do të shkojmë në kandidat tjetër”, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga Alsat, diploma e fakultetit dhe ajo e masterit të drejtorit Tolaj mbajnë dy data të ndryshme të lindjes.

    Lajmi Paraprak

    RASTI “TALAT XHAFERI” | Kovaçevski nuk mban përgjegjësi: Nuk jam zëdhënës i tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë