Paditet komuna e Ohrit nga ish-koncesionarët e plazheve

    Ish-koncesionarët e plazheve në Ohër po e padisin komunën. Para fillimit të sezonit të kaluar turistik u ndërpre energjia elektrike dhe u mbyllën objektet pasi punonin pa koncesion prej disa vitesh. Tani ata kërkojnë nga komuna që t’i kompensojë humbjet e pësuar nga mosfunksionimi. Shuma e kërkesave janë disa qindra mijëra euro.

    “Me ndërmarrjen e një sërë presionesh dhe veprimesh të kundërligjshme, shumë subjekte dhe individë kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Koha e veprimeve të tilla, përveç se ishte e paligjshme, ishte edhe çnjerëzore për punonjësit dhe subjektet. Ata kanë pësuar dëme për dy arsye – produktet që nuk arritën t’i shesin dhe paga të paguara për punonjësit që nuk kanë punuar, si dhe humbjen e fitimeve”- deklaroi Igor Kiçeec  -avokat i disa ish-koncesionarëve.

    Ish-koncesionarët thonë se nuk kanë faj që punojnë pa koncesion, pasi nuk ka pasur zgjidhje për procedurën e nisur për koncesione të reja. Disa ndërtesa u shkatërruan dhe plazhi u rikthye në gjendjen e tij origjinale, siç ishte dhjetë vjet më parë.

    “Kërkoj dëmshpërblim për objektet e shembura. Është bërë një përllogaritje me ekspert gjyqësor dhe kështu është dorëzuar. Vlera e ekspertit gjyqësor është rreth njëqind mijë euro…”- pohoi Ljupço Neçkoski – ish koncesionar në plazh.

    Avokatët shpresojnë që deri në sezonin e ardhshëm turistik të gjendet një zgjidhje pasi siç thonë ata janë objekte të rëndësishme që punësojnë një numër të madh njerëzish. Ata pranojnë se është në kuadër të rregulloreve mjedisore dhe rekomandimeve të UNESCO-s. Ndryshe, pushteti i ri komunal i Ohrit ka vlerësuar se objektet e rrënuara në plazhe nuk janë ndërtime pa leje dhe kanë bërë të ditur se planifikon t’i japë sërish me koncesion./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vizitorët anulojnë prenotimet | Gastronomët të zhgënjyer nga protokollet

    Lajmi i rradhës

    Gripi sezonal shkak që nxënësit të mos ndjekin procesin mësimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë