Pajaziti, sociologu më i cituar globalisht i Maqedonisë së Veriut

    Ali Pajaziti / Fotografia: Emir Hamzi

    Sipas AD Scientific Index 2022, një sistem ky që bën vlerësime të revistave, universiteteve, që rangon dhe analizon performancat shkencore dhe vlerën e shtuar të produktivitetit shkencor të shkencëtarëve individualë në pesë vitet e fundit sipas i10 index, h-index dhe Google Scholar, në bazë të nëntë parametrave dhe 12 subjekteve, profesori i Universitetit të Europës Juglindore, sociologu i dalluar shqiptar Ali Pajaziti me 320 citime shpallet hulumtuesi më lartë i ranguar në fushën e vet (sociologji), duke lënë pas vetes për 235 vende sociologun e dytë nga vendi ynë, përcjell Nistori.

    AD Scientific Index matjen e bën në subjektet Agrikulturë & pylltari, Arte, dizajn, arkitekturë, Biznes & menaxhment, ekonomiks &ekonometriks, Arsim, Inxhinieri dhe Teknologji, Histori, Filozofi, Teologji, Drejtësi / Drejtësi dhe Studime Ligjore, Shkenca Mjekësore dhe Shëndetësore, Shkenca Natyrore, Shkenca Sociale dhe të tjera, në 256 degë, duke vënën nën llupë 14,191 institucione, 216 shtete, 10 rajone të botës (Afrikë, Azi, Evropë, Amerika e Veriut, Oqeani, Liga Arabe, EECA [Emerging Europe and Central Asia], BRICS, Amerikë Latine dhe COMESA [The Common Market for Eastern and Southern Africa]).

    Përndryshe punimet e Pajazitit janë shfrytëzuar në artikuj e libra akademikë në ShBA, Kanada, Angli, Spanjë, Çeki, Poloni, Turqi, Gjeorgji, Indi, Afrikë të Jugut, Malajzi, Australi etj. Është cituar në publikime të shtëpive botuese dhe platformave prestigjioze si Routledge, Palgrave Macmillan, Springer, IOS Press, Brill, Taylor & Francis dhe De Gruyter. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Feminizmi si anti-autoritarizëm

    Lajmi i rradhës

    VËRSHIMET NË TETOVË | Komuna e Tetovës nuk ka kryer dezinfektimin e rrugëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë