Pajtim Thaçi, bartës i listës së PDSH-së në Tetovë për zgjedhjet e ardhshme lokale

    Dega e PDSH-së në Tetovë ka mbajtur Kuvendin e degës, ku është miratuar lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Bartës i listës do të jetë Dr. Pajtim Thaçi, njofton Nistori.

    Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e Komunës së Tetovës, Dr.Sadi Bexheti elaboroi para të pranishmive platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje. 

    Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet Tetova siç është ujësjellësi, kanalizimi, pastërtia e qytetit nëpërmjet zgjidhjes së problemit me mbeturinat, infrastruktura rrugore, arsimi, kultura, zhvillimi i turizmit malor si dhe projekte tjera me rëndësi jetike për qytetarët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia në Elbasan, babai e kupton në lidhje direkte në TV se iu vra i biri

    Lajmi i rradhës

    KF Shkëndija reagon ndaj referimit në tre xhirot e para të Ligës së Parë Futbollistike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë