Masat stimuluese nga MASH po japin rezultate

    Situata e njëjtë qëndron edhe në shkollën e mesme profesionale “Nace Bugjoni” – Kumanovë, ku interesimi i nxënëseve për t’u regjistruar në drejtimet e kësaj shkolle në krahasim me vitet e kaluara është rritur.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) këtë vit paralajmëroi se nxënësit të cilët do të regjistrohen në shkolla të mesme profesionale do të përfitojnë bursë mujore nga MASH në vlerë prej 3500 denarë. Nëse marrim parasysh vetëm afatin e parë për regjistrim në shkollat e mesme, këto masa stimuluese nga MASH po japin rezultate në terren, sepse gati në të gjitha shkollat profesionale është rritur interesimi për regjistrim i nxënëseve në krahasim me vitet e kaluara. Drejtori i shkollës së mesme profesionale “8 Shtatori” – Shkup, Kenan Asani është shprehur se në dy vitet e fundit në shkollën që ai drejton janë bërë renovime të shumta dhe janë pajisur kabinetet me të gjitha mjetet e nevojshme vetëm për t’ju siguruar nxënëseve kushte sa më të mira mësimi dhe gjatë shkollimit të marrin njohuritë e nevojshme për drejtimin që ata ndjekin. “Në shkollën tonë nxënësit kanë të gjitha kushtet për zhvillimin e një procesi të suksesshëm shkollor dhe gjatë shkollimit nuk do t’ju mungoj asgjë. Të gjithë ata nxënës që do ta zgjedhin shkollën tonë do ta kenë përkrahjen tonë dhe të kolektivit deri në përfundimin e shkollimit”, shtoi ai. Drejtori Asani, mes tjerash tha se muajve të fundit kanë bërë thirrje në shkolla të ndryshme fillore që t’i motivojnë nxënësit të regjistrohen në këtë shkollë dhe t’ju garantohet atyre një e ardhme më e mirë.

    Profesori Faton Mustafa, po i të njëjtës shkollë, ka thënë se këtë vit në krahasim me vitet e kaluara numri i interesimit të nxënëseve është rritur. Sipas tij, në rritjen e interesimit të nxënëseve kanë ndikuar masat stimuluese nga Ministria e Arsimit, për dhënien e bursave nxënëseve të cilët regjistrohen në shkollat profesionale me sistemin dual. “Interesimi më i madh i nxënëseve është në drejtimet si teknik i makinerisë, teknik i makinerisë për automjetet motorike dhe teknik për udhëheqje kompjuterike. Ndërkohë në drejtimin më të ri që kemi hapur teknikë i metalurgjisë, është duke munguar interesimi i nxënëseve ndërsa në anën tjetër kompanitë vendore janë më të interesuara pikërisht në këtë drejtim”, shprehet Fatoni. Ai, gjithashtu theksoi se bashkëpunimi me kompanitë vendore është në nivel dhe se nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm marrin nga 2.000 denarë bursë mujore nga kompania ku do të ndjekin mësimin praktikë. “Kohës fundit duke pasur parasysh avancimin e teknologjisë për nxënësit është mirë që të ndjekin shkollat profesionale pasi që ee ardhmja është nga teknologjia dhe shumë shpejt do të kemi nevojë për kuadro të shumtë që do të duhen t’i mirëmbajnë mjetet kompjuterike”, përfundoi ai.

    Gjithashtu situata e njëjtë qëndron edhe në shkollën e mesme profesionale “Nace Bugjoni” – Kumanovë, ku interesimi i nxënëseve për t’u regjistruar në drejtimet e kësaj shkolle në krahasim me vitet e kaluara është rritur. Shaip Dauti, profesor i kësaj shkolle ka deklaruar se interesimi i nxënëseve këtë vit është rritur dukshëm në krahasim me vitet tjera. “Interesimi më i madh i nxënëseve është në drejtimin e elektroteknikës energjetike, ku mundësojmë dhe mësim teorik dhe praktikë mësimore në kompani të ndryshme. Në këto kompani nxënësit përveç se do kenë mundësi të fitojnë përvojë pune, ata do të mund dhe të punësohen pas mbarimit të shkollës së mesme”, nënvizoi Shaipi. Ekspertët dhe njohësit e fushës, vazhdimisht bëjnë thirrje që nxënësit sa më shumë të zgjedhin shkollimin profesional dhe jo gjimnazet e përgjithshme. Sepse siç thonë ata, përmes shkollimit profesional, që nga koha e hershme nxënësit profilizohen në fusha të caktuara dhe pastaj e kanë më të lehtë dhe të zgjedhin drejtimin që të studiojnë apo të vazhdojnë me punë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Pandemia ndryshoi protokollet

    Lajmi i rradhës

    Gabimet që bëni kur përgatisni purenë e patateve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë