Pankovska: Problemet në gju, më shpesh te rinia që merren me sport

    Ne emisionin “ Pasqyra e Shëndetiti” në Alsat, doktoresha Atina Pankovska, sa i përket lëndimit në gju tha se zakonisht në praktikën e përditshme pacientët që vijnë, saktësisht lëndimet shkaktohen në aktivitete sportive, qoftë në marrje rekareative me sport apo sportistët profesionistë nga klubet, qoftë futboll, basketboll, alpizëm, etj. Shpesh shfaqen edhe lëndime gjatë aksidenteve, rënie të rastësishme në shtëpi, dhe trauma të tjera.

    “Dhimbja në gju mundë të ketë patologji nga më të ndryshmet. Një nga lëndimet, mendoj se nga më të shpeshta tqë shohim në ordinancat tona janë sëmundjet kronike degjenerative të gjurit, pra gonartokaci siç e quajmë ne. Është proces i plakjes së kyçit, pra dëmtim i kërçit të kyçit, ngushtimi i hapësirës së kyçit nga mbi dhe nën gju, dhe gjëkohësisht shfaqja e osteofiteve. Duhet të përmendim se edhe ata njerëz që kanë lëndime sportive në rini, më shpesh i zhvillojnë këto sëmundje degenerative më vonë gjatë jetës”, tha Pankovska 

    Lajmi Paraprak

    Fillimi i negociatave me BE-në, vetëm nëse zgjidhet kontesti me Bullgarinë

    Lajmi i rradhës

    Dita e gjashtë e protestës kundër rritjes së çmimeve / Qytetarët u vendosën para Kryeministrisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë