Dita e gjashtë e protestës kundër rritjes së çmimeve / Qytetarët u vendosën para Kryeministrisë

    Qindra qytetarë u vendosën sot para kryeministrisë në ditën e gjashtë të protestës kundër rritjes së çmimit të ushqimeve dhe hidrokarbureve.

    Veç kryeqytetit, protestat paqësore vijuan edhe në qytete të tjera të vendit. Paketa e Rezistencës Sociale e miratuar nga qeveria nuk është masa e duhur sipas protestuesve, pasi është anashkaluar pjesa tjetër e popullsisë.

    Çdo ditë jave ata do të takohen në orën 17:00 përballë kryeministrisë, ndërsa e shtuna do të jetë marshim kombëtar.

    Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve si efekt i luftës në Ukrainë. Dy ditë më parë, Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarbureve vendosi që çmimi i naftës të  shkonte 217 lekë për litër.

    Lajmi Paraprak

    Pankovska: Problemet në gju, më shpesh te rinia që merren me sport

    Lajmi i rradhës

    Bytiqi: Është herët për të thënë nëse masat sociale do të japin efekt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë