Panovski: Nuk është e logjikshme të mbahen maska në ambiente të mbyllura, ndërsa jo në dasma

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot vendosi që nga 1 korriku dasmat të organizohen në ambiente të mbyllura deri në 250 persona.

    Mikrobiologu Nikolla Panovski është shprehur kundër këtij vendimi, pasi siç thotë ai për festa familjare ekziston një alternativë, organizim në hapësirë të hapur.

    “Nuk është e logjikshme që do t’ju duhet akoma maskë në ambiente të mbyllura, por nuk do t’ju duhet në një dasmë. Mendoj se nuk kishte nevojë të merrej një vendim i tillë tani që ekziston një alternativë e mirë, dhe kjo është dasmë në ambiente të hapura”.

    “Tani për tani, nuk do të ndikojë, por brenda një jave, nëse futet lloji i virusit indian, këto ngjarje do të rrezikohen, kështu që dasmat e planifikuara tashmë do të duhet të anulohen”, tha Panovski për “Fokus”./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Anglia e mposht Gjermaninë, kalon në çerekfinale të EURO 2020

    Lajmi i rradhës

    Miratohen planet për hapjen e shkollave për mësim me prani fizike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë