Anglia ka arritur të mposht Gjermaninë me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8 së finales të EURO 2020, duke siguruar kështu çerekfinalen.
Anglezët ishin pak më të mirë në fillimin e pjesës së parë duke rrezikuar portën e gjermanëve në dy raste.
Fillimisht gjuajti me kokë dy herë mbrojtësi Harry Maguire, por në të dyja rastet goditja ishte e plogështe.
Rreziku më i madh për gjermanët ishte Raheem Sterling, që gjuajti bukur nga 20 metra, ndërsa Manuel Neuer me shumë mund largoi topin.
Pjesa e dytë nisi më mirë për gjermanët që rrezikuan që në minutën e 49-të me Kai Havertz, i cili gjuan, por Pickord ishte në vend.
Minuta tjerë të fillimit të kësaj pjesëloje ishin më të qeta, që u kthye në lojë fizike dhe me ndërprerje.
Anglia shënoi në minutën e 75-të, pas një aksioni model, pasi Sterling nisi gjithçka, ndërsa e gjithë faza e sulmit ishin meritorë, ndërsa pasimin e fundit e dha Shaeë, ndërsa Sterling shënoi nga afër për 1-0.
Ndrysje, Anglia kalon në çerekfinale për herë të parë pas vitit 1996./Nistori/