PAPASTËRTI KUDO | Mbeturinat hidhen nga dritaret e banesave në Dibër!

    Dibranët tradicionalisht shtëpitë e tyre i kanë në një nivel shumë të lartë të pastërtisë. Kjo karakteristikë ata i ka veçuar dekada me radhë. Por duke marrë parasysh migrimin e madh të popullatës dhe ardhjen në qytete edhe të banorëve nga rajoni, dukshëm janë ndryshuar shumë elemente të qytetërimit. Edhe në sferën e mjedisit jetësor ka ndryshime kur bëhet fjalë për ambientin publik.

    Edhe sot shtëpitë të çdo banori në Dibër janë teje të pastra, por kjo nuk ndodh në mjedisin publik. Për fat të keq, ambienti i jashtëm nuk ka nivelin që duhet ta ketë. Mbeturina mund të shihen në shumë pjesë të qyteti. Më shqetësues është fakti që shumë shpesh ndodh që nga ndërtesat shumë katëshe disa familje hedhin mbeturina nga dritaret. Nuk është kjo dukuri prezent në të gjithë banesat kolektive por në disa është një dukuri e rregullt, gjë që shqetëson me të madhe pjesën dërmuese të dibranëve.

    Ambienti jetësor publik në disa pjesë të qytetit është shqetësues. Është një dukuri negative që ka të bëj me hedhjen e mbeturinave vend e pa vend dhe në disa pjesë të qytetit ndodh që mbeturinat të hidhen edhe nga dritaret të banesave në ndërtesat shumë katëshe.

    Problemi që ka të bëj me mirëmbajtjen të higjienës publike është debatuar edhe në seancën e këshillit të komunës Dibër. Drejtori i ndërmarrjes publike “Standardi”, Burim Kaba ka informuar se përveç grumbullimit të rregullt të mbeturinave në lagjet e Dibrës për shkak të hedhjes të mbeturinave nga qytetar të papërgjegjshëm, ekipet e ndërmarrjes komunale të sektorit për mirëmbajtje të higjienës publike janë të detyruar të organizojnë edhe aksione për pastrimin e mbeturinave dhe deponive të egra edhe atë jashtë orareve të rregullta.

    Drejtori Kaba në lidhje me mirëmbajtjen e higjienës publike thekson se kjo njësi ka një angazhim të fuqishëm dhe me sukses përvetëson obligimet ditore të parapara me programin për mirëmbajtje të higjienës publike. Po siç thotë ai, aktivitete plotësuese realizohen pothuajse çdo javë meqë në disa pjesë të qytetit kryesisht periferike ku ka ndërtesa kolektive ka një dukuri negative ku mbeturinat hidhen në mënyrë jo korrekte.

    Në lidhje me këtë problem disa anëtarët të Këshillit të komunës Dibër janë të mendimit se nevojiten edhe projekte për rritjen e vetëdijes të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Poashtu vlerësime të njëjta japin edhe shoqatat qytetare. Në të kaluarën disa nga shoqatat qytetare që janë në sferën e ekologjisë kanë realizuar projekte për rritjen e vetëdijes. Por, në këtë drejtim nuk ka patur ndryshime pozitive, prandaj ata edhe sot kërkojnë që inspektorët komunal të angazhohen dhe të gjobisin personat të cilët hedhin mbeturina vend e pa vend dhe faktikisht formojnë dhe deponi të egra.

    Ndoshta janë masa represive thonë ata, por situata nuk mund të përmirësohet pa mos ndërmarr aktivitete represive. Në këtë drejtim ndërmarrja komunale nuk mund të mbajë vetë pa përkrahjen e qytetarëve, hapësirat publike të pastra. Jo korrektesa e disa qytetarëve ka ndikuar edhe në dëmtimin të koshave dhe kontejnerëve. Ndërmarrja komunale para do kohësh siguroi 130 kontejner të ri, por mirëmbajtja e tyre nga persona të papërgjegjshëm nuk është në nivelin e duhur. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Paralajmërohet themelimi i një agjencie për digjitalizim për mbrotje nga sulmet kibernetike

    Lajmi i rradhës

    NUK GJENDEN SHITËS DHE PASTRUES | As 330 euro nuk bëjnë punë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë