Paratë borxh të shqiptarëve, më shumë kërkojnë te të afërmit sesa te bankat

    Kushtet e vështira financiare i kanë detyruar shqiptarët që jo pak herë të marrin para borxh.

    Dikush për të ushqyer familjen, dikush tjetër për të paguar recetat e ilaçeve e dikush për ti mundësuar fëmijëve shkollimin.

    Marrja e kredive në banka krahas interesave të lartë, procedurat e shumta por dhe frika për mos të rritur pagesat e kësteve në kohë, i drejtojnë qytetarëve që më shumë ti besojnë mikut se sa institucioneve financiare.

    Qytetarët shprehen: 

    “Do të ishte më mirë një familjari, sepse bankat kanë përqindjen e interesit më të lartë”.

    “Me bankat mos të puqtë zoti, më mirë shkon tek një mik dhe mbaron punë”.

    “Më mirë një miku, pse tja japësh interesin bankës”.

    Të tjerë e mendojnë ndryshe. Për të shmangur konfliktet mes familjarëve apo miqve zgjedhin që të marrin para në bankë.

    Qytetarët shprehen: 

    “Më mirë i drejtohemi bankës dhe e zgjidhim problemin”.

    “Bankës, as që bëhet fjalë. Çfarë miku, s’ka më kanë që të gjithë halle, të japin lekët dhe më pas të tmerrojnë”.

    “Puna më e ndershme është më bankën, banka është më e sigurt”.

    Shqiptarët mendojnë se problemet e tyre marrin zgjidhje më të shpejtë tek një i njohur ndaj shprehja “Një mik i mirë në ditë të vështira” vijon të mbetet besim i tyre. /Tch/

    Lajmi Paraprak

    Pesë gjërat që fëmijët nuk i harrojnë kurrë nga prindërit e tyre

    Lajmi i rradhës

    Personat me mbipeshë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë përkrahje institucionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë