“Parcelat për EVN-në”, përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

    Vijojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për aferën korruptive të parcelave për EVN-së. Nga LSDM thonë se 6 nga 7 të akuzuarit janë të lidhur ngushtë me VMRO-në e Mickoskit për zhvatjen e 1,6 milion eurove nga shitja ilegale e tokës bujqësore për ndërtimin e fotovoltaikëve nga Distributori EVN Maqedoni.

    “Andaj Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të thotë se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura nga ‘Parcelat Kriminale’? A kanë përfunduar 1.6 milionë euro për financimin e partisë së tij VMRO-DPMNE? Apo për të financuar fushatat e VMRO-DPMNE-së? A e përdori Mickoski skemën e njohur të mentorit të tij Nikolla Gruevski dhe përmes truprojës së tij fshehu gjurmët e pompimit të parave nga EVN, siç bëri Gruevski me parcelat në Vodno?, tha Marija Georgievska, Deputete e LSDM-së

    Gjykata penale dje caktoi paraburgim për të dyshuarit në rastin “Parcelat për EVN në Dellçevë”. Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata penale e Shkupit ka caktuar gjashtë paraburgime, pesë efektive dhe një shtëpie, si dhe masë e shtuar sigurie për të dyshuarit në rastin e shitjes së parcelave të Dellçevës për EVN-në.Ndërkaq, kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

    “Besoj në prezumimin e pafajësisë, por gjithashtu kudo që do të dëshmohet faji, le të jetë edhe motra ime për krimin e bërë do të përgjigjet. Kjo vlen për të gjithë ata, jo vetëm që janë anëtarë të VMRO-së, LDSM, BDI apo Aleanca, cilido qoftë i përcaktuar politik apo i pa përcaktuar politik. Popullit i ka ardhur në maje të hundës nga funksionimi kriminal i disa individëve dhe pandëshkueshmëria e të njëjtëve”, tha  Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

    Bëhet fjalë për shitjen e parcelave në rajonin e Dellçevës që i ka blerë EVN për më shumë se 1.6 milionë euro, ndonëse vlera e tyre në treg nuk i kalon 35.000 euro. Prokuroria e Shkupit ka hapur procedurë hetimore, pas raportimit të Drejtorisë së Policisë Financiare për shtatë të dyshuar, mes të cilëve dy menaxherë në Termocentralet EVN Maqedoni – Igor Gievski dhe Miroslav Mitrovski. Sipas autoriteteve hetuese, ata kanë mashtruar Bordin e Drejtorëve të EVN-së për të blerë toka në rajonin e Dellçevës, në të cilat kompania ka synuar të vendos fotovoltaikë për prodhimin e rrymës nga energjia diellore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Manipulimet me rrymën, BNJVL hesht

    Lajmi i rradhës

    Radev: Garancitë nga Shkupi nuk mjaftojnë për ta tërhequr veton

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë