Radev: Garancitë nga Shkupi nuk mjaftojnë për ta tërhequr veton

    Partnerët e koalicionit në Bullgari u pajtuan se duhet të ketë konsensus të gjerë për çështjen me Maqedoninë. Kjo u bë e qartë pas takimit treorësh mes katër partive të pushtetit, i cili mbrëmë zgjati deri vonë.

    “U dakorduam se për ne më me rëndësi është të ketë pajtim të plotë për këtë temë. U konfirmua edhe premtimi që e ka dhënë i gjithë koalicioni se kjo temë doemos duhet të kalojë përmes Kuvendit Popullor. E deri atëherë do të lëmë që diplomatët në Ministritë e Jashtme të vazhdojnë me punën e tyre. Ata për momentin punojnë në mënyrë aktive dhe mundohen që në mënyrë sa më të mirë t’i mbrojnë interesat bullgarë dhe qëndrimin e të gjithë koalicionit”- deklaroi Lena Borisllavova, shefe e kabinetit të Kiril Petkovit.

    Mbledhja e djeshme e Këshillit të ministrave u mbajt me kërkesë të kryeministrit Kiril Petkov për ta thirrur Këshillin Konsultativ për Siguri Kombëtare në të cilin tema e debatit do të jenë negociatat me Shkupin.

    “Sa i takon temës së Maqedonisë së Veriut nuk ka asgjë tjetër që mund ta ndryshojë pozicionin e BSP-së. Ajo që mund ta ndryshojë qëndrimin është zbatimi i Marrëveshjes nga viti 2017, gjë të cilën në këtë fazë nuk e shohim”- pohoi Georgi Svilevski, kryetar I BSP-së.

    “Është evidente. Po dëgjohen disa gjëra ose diku është thënë diçka lidhur me Maqedoninë, e kur këtë e mëson kryeministri, ai e mohon me panik. Ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë, por ne vazhdimisht po dëgjojmë gjëra të tilla”-  tha Nikollaj Radullov, ITN.

    “Nëse gjendet mes tre anëve – BE-së, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në situatë kur ne do t’i ruanim garancitë se do të ketë zbatim të plotë, atëherë kjo duhet të shqyrtohet me shumë vëmendje”- tha Hristo Ivanov, DB.

    Partnerët e koalicionit u ulën në tavolinë edhe pas kërkesës së eurokomisarit për zgjerim, Oliver Varheji – që negociatat e Maqedonisë me BE-në të fillojnë në qershor.

    “Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë. Ne i përmbahemi pozicionit kornizë, Deklaratës së Kuvendit Popullor dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë”- tha Nikolla inçev, kryetari i Kuvendit.

    Paraprakisht, Presidenti bullgar, Rumen Radev tha se garancitë nga Shkupi nuk mjaftojnë për ta tërhequr veton.

    “Takimet nuk janë aq të rëndësishme, të rëndësishme janë rezultatet. Pres që Këshilli i Koalicionit sonte të ndjekur konsensusin dhe mendimin që e arriti Këshilli Konsultativ për Siguri Kombëtare në janar, për të mbrojtur interesin bullgar dhe kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, të cilat bazohen saktësisht në të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimin. Nëse e gjithë kjo ndodh, ne do t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut që vazhdimisht të ndjekë këtë rrugë”- deklaroi Rumen Radev, president i Bullgarisë.

    Kuvendi i Bullgarisë, për çështjen e Maqedonisë do të diskutojë vetëm pasi Ministritë e Punëve të Jashtme të kumtojnë se është arritur përparim në negociatat.  /tv21/

    Lajmi Paraprak

    “Parcelat për EVN-në”, përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

    Lajmi i rradhës

    “Rritet për 10 për qind çmimi i energjisë elektrike, falë politikave të këqija të qeverisë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë