Parkimi paralel në Tetovë, dukuria që nuk gjen zgjidhje

    Parkimi paralel nuk lejohet ose thënë më direkt është e ndaluar të parkohesh pranë një veture që është e parkuar në vend parkim zonal. Kjo dukuri është e pranishme gati se një dekadë në qytetin e Tetovës dhe asesi të zgjidhet. Kësaj situate i ka kontribuar shumë edhe ndarja e kompetencave, pasi që përderisa për parkimin zonal përgjegjëse është komuna e Tetovës, kurse për mbarëvajtjejne e komunikacionit jashtë parkimit zonal përgjegjëse është policia. Jo rrallë herë këta dy pushtete janë përplasur njëra me tjetrën se nuk e bëjnë detyrën si duhet për të pasur më shumë rend në trafikun rrugor në Tetovë, që dekada me rradhë është në kaos.Këto përplasje vazhdojnë sot e kësaj dite. Asnjëri pushtet nuk mer përgjegjësi se kush është fajtorë për parkimin paralel në Tetovë.

    Nga Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” thonë se që dy vite pushteti qendror respektivisht policia nuk ka vullnet që të përballet me këtë dukuri.

    “Linja e dytë apo parkimi paralel gati se dhjetë vite është problem i pazgjidhur në Tetovë.Ne si ndërmarrje jemi themeluar për t`u përkujdesur për parkingjet që i krijon komuna.Këto janë parkingjet që janë të shënuara dhe parkimet e mbyllura.Për parkimin paralel përgjegjëse dhe mund të reagojë vetëm policia”, tha Igor Dodevski, drejtor i Ndërmarrjes Publiku “Parkingu i Qytetit”. Lidhur me bashkëpunimin me policinë, drejtori Dodevski thotë se edhe pse ka patur premtime nga policia në kohën kur është krijuar këshilli i komunës së Tetovës se nëse sigurohen automjete të shërbimit të merimangës do të ketë më shumë efikasitet. Sipas tij, tashmë janë siguruar automjete por gjendja në komunikacion nuk ka ndryshuar.

    Ndërkaq, nga policia e Tetovës thonë se për tetë muaj në Pollog janë shqiptuar gjithsej 4655 masa që i referohet parkimit të parregullt, gjegjësishtë keqparkimit, më së shpeshti në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishtë” në zonën udhëkryqi, në trotuare, në hapësira gjelbërimi dhe vende të tjera të palejuara për parkim.

    “Një numër i konsiderueshëm i masave të vendosura është kombinuar edhe me ngritjen e automjeteve të parkuara gabimisht nga ‘shërbimi komunal i merimangës’ së Tetovës, veçanërisht ata që penguan lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut. Pëe pronarët e vetuarave të parkuara janë përgatitë parashtresa përkatëse dhe në varësi se ku i kanë parkuar veturat e tyre, ata do të përballen me gjoba në të holla që variojnë nga 40 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë për këtë lloj shkelje. Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë përsëri apelon deri tek vozitësit që të jenë më përgjegjës si pjesëmarrës të trafikut dhe të shikojnë se si dhe ku parkojnë automjetet dhe të mos pengojnë trafikun, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit, ku frekuenca e përgjithshme e trafikut të automjeteve dhe këmbësorëve është më e lartë”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

    Në Tetovë gjithsej ka rreth 760 vende për parkim. Gjatë këtij muaji pritet që të hapen edhe parkingje tjera për banorët rezident. Por, për disa rrugë ende nuk ka leje nga policia për krijimin e vendeve të reja të parkimit. /koha/ 

    Lajmi Paraprak

    Me gjithë kritikat, ndryshimet në Kodin Penal hyjnë në fuqi

    Lajmi i rradhës

    Java e dytë pa libra në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë