Parregullësi në disa lokale të Tetovës dhe Gostivarit, policia i mbylli ato

    Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, brenda pesë orëve janë kontrolluar 16 lokale hotelerie nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Për shkak parregullsive u mbyllën 3 lokale.

    “Kontrolle që kryhen në objekte hotelerie në territorin e Tetovës dhe Gostivarit që kanë për qëllim kryesor luftimin e tregtisë së palejueshme të drogës, prostitucionit, shpëlarjes së parave, veprave të ndryshme korruptive nga zyrtarët shtetëror të punësuar në institucione shtetërore të lidhur me punën e jashtëligjshme të subjekteve që kryejnë veprimtari hotelerie dhe punë tjera jolegale”, sqaroi Policia.

    Aksioni policor u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike, Policinë Financiare, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektoratin e Ndërtimit dhe inspektorët komunal.

    Në këtë aksion janë përfshirë gjashtë lokale në Tetovë dhe 10 në Gostivar, ashtu që Drejtoria Shtetëror i Tregut i mbylli dy lokale në Tetovë dhe një në Gostivar.

    Policia ndërkohë ka arrestuar 17 persona për shkak se nuk i kanë respektuar shtatë ditë zi në Maqedoninë e Veriut, pasi kanë lëshuar muzikë në hapësirat publike.

    Lajmi Paraprak

    Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu në paraburgim

    Lajmi i rradhës

    Të mbijetuarit e tragjedisë në Koçan assesi të mbeten pa mbështetje psikologjike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë