Për momentin jemi duke mbledhur të gjitha informatat për importin dhe shpërndarjen e mazutit të dyshimtë dhe kur do t’i kemi të gjitha të dhënat do ta informojmë publikun. Nëse të gjitha procedurat nuk janë realizuar në përputhje me rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngëta dhe procedurat për importin e derivateve të naftës, do t’ia dorëzojmë dokumentet Prokurorisë Publike, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell Nistori.
“Të gjitha institucionet, duke filluar nga Administrata Doganore dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Mjedisit janë të detyruar të paraqesin të gjitha informatat brenda afateve të parashikuara në përputhje me konkluzionet”, tha Bekteshi.
Sipas tij të gjitha rregulloret e Ministrisë së Ekonomisë janë plotësisht të harmonizuara me kërkesat e Komisionit Evropian dhe Bashkësisë energjetike edhe në pjesën e squfurit edhe në pjesën e karakteristikave të tjera , të cilat kontrollohen në përputhje me standardin e Maqedonisë MKS X 430. /Nistori/