Partitë në pushtet nuk kanë gatishmëri për ndryshimin e Kodit zgjedhor

    Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut thonë se partitë në pushtet, me zvarritjen e bisedimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, po dëshmojnë mungesën e gatishmërisë së tyre për demokratizimin e procesit zgjedhor, qoftë të drejtuesve të komunave apo edhe të përfaqësuesve në institucionin ligjvënës.

    Flakron Bexheti nga partia shqiptare në opozitë, Aleanca për Shqiptarët, thotë se këtyre partive më tepër iu intereson modeli aktual, pasi nuk duan që populli të bëjë zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.

    Nga partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE thonë se mbeten në kërkesën për lista të hapura dhe zgjedhjen e kryetarëve të komunave me një rreth zgjedhor.

    Reagimi i opozitës vjen pas një paralajmërimi nga ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, se në rast se partitë nuk arrijnë konsensus, zgjedhjet lokale në vjeshtë do të mbahen me modelin aktual zgjedhor.

    “Kohë të mjaftueshme ka pasur, por për fat të keq qeveria nuk I ka dhënë prioritet kësaj çështjeje. Ne e dimë se vendet evropiane praktikojnë model zgjedhor me lista të hapura dhe kjo është në të mirë pasi ka të bëjë me hapjen e partisë, me demokratizimin e brendshëm, mundësia që qytetarët të mund të zgjedhin të preferuarit e tyre që kanë autoritet, dhe jo të zgjedhin njerëz të imponuar nga liderët e partive apo të kryesisë së ngushtë. Ne si koalicion kemi qenë të gatshëm, kemi qenë pjesë e bisedimeve, por vlerësojmë se zvarritja bëhet me qëllime të caktuara sepse kësaj shumice i konvenon sistemi aktual zgjedhor”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Flakron Bexheti nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Gjykimi për organizatorët e “27 Prillit”, drejt fundit

    Lajmi i rradhës

    Hojet e bletëve me vlerat më të mira për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë