Partitë në RMV, burim i dezinformatave

    Në hulumtimin e Institutit të Studimeve të Komunikimit (ISK), është theksuar se prodhuesit më të zakonshëm të dezinformatave janë partitë politike, grupet inteligjente, strukturat e fuqishme, kompanitë – kryesisht për arritjen e qëllimeve politike dhe ekonomike.

    Në epokën digjitale, keqinformimi dhe dezinformatat përhapen shpejt, të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe minon besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore. Dezinformatat janë një problem serioz me të cilin gazetarët përballen çdo ditë në punën e tyre. Sipas analizës së fundit, rrjetet sociale dhe numri i madh i portaleve (kryesisht të paregjistruara) konsiderohen si shpërndarësit më të mëdhenj të lajmeve të rreme.

    Në hulumtimin e Institutit të Studimeve të Komunikimit (ISK), është theksuar se prodhuesit më të zakonshëm të dezinformatave janë partitë politike, grupet inteligjente, strukturat e fuqishme, kompanitë – kryesisht për arritjen e qëllimeve politike dhe ekonomike. Në hulumtim gjithashtu thuhet se në disa raste, dezinformata mund të përhapet nga vetë institucionet në përpjekje për të manipuluar opinionin publik ose për të fshehur të vërtetën. “Roli i transparencës institucionale në trajtimin e me dezinformata dhe spekulime në Maqedoninë e Veriut”, e cila është një përpjekje për të kuptuar raportin ndërmjet Qeverisë dhe të përgjegjshme kundrejt “fake news”, që minon besimin në institucionet shtetërore.

    Hulumtimi është i fokusuar në institucionet shtetërore në nivel kombëtar dhe si në mediat tradicionale ashtu edhe në ato online. Qëllimi i përgjithshëm është të zbulohet nëse dhe në çfarë mase (jo)transparenca e institucioneve shtetërore mund të kontribuojë në luftën kundër përhapjes së dezinformatave. Krahas kësaj, hulumtimi synon të përcaktojë rolin e medias në atë “labirint”.

    Nga analiza rezulton se peizazhi mediatik është i “mbingarkuar”, informacioni ndryshon çdo ditë, nga minuta në minutë dhe gazetarët, me vetëdije apo pa vetëdije, bien shpesh në “kurthin” e përcjelljes së dezinformatave apo gjysmë të vërtetave, sidomos për lajmet nga jashtë, por edhe ato vendase, kur nuk mund të marrin informacionin përkatës, kur nuk kanë burim transparent. Prandaj, siç është rasti me qasjen evropiane, transparenca duhet të luajë një rol kyç në qasjen vendore për trajtimin e dezinformatave dhe të konsiderohet si mjet kryesor për zgjidhjen e problemit të dezinformimit.

    Gazetarët si shembull për transparencë nga institucionet kanë thënë se ka qenë Ministria e Shëndetësisë gjatë krizës me virusin korona dhe tani Ministria e Ekonomisë gjatë krizës aktuale me krizën ekonomike. Ndërsa si institucioni më jo transparent është përmendur Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndëretnike, nga ku thonë se nuk ka përgjigje për asnjë pyetje të vetme gazetareske. Hulumtimi ka ardhur në përfundim se gazetarët përballen çdo ditë me situata ku duhet të bëjnë një betejë me institucionet shtetërore për të marrë informacionin e kërkuar. Kur bëhet fjalë për informacione të thjeshta, përgjigjet janë më të lehta për t’u marrë, por kur gërmohet më thellë në funksionimin e institucioneve (për shembull, informacioni për shpërblimin e këshilltarëve në ministri), atëherë informacioni është më i vështirë për t’u marrë.

    Mungesa e transparencës së institucioneve qeveritare, siç theksohet në analizë, nënkupton mungesë ose shkurtim të së drejtës së qytetarëve për qasje në informatat me karakter publik. Mungesa e transparencës nënkupton kufizim apo deficit të proceseve demokratike dhe në të njëjtën kohë krijon hapësirë për dezinformata dhe spekulime, duke dëmtuar kështu funksionimin e medias. Sipas analizës, institucionet shtetërore nuk kanë kapacitete të mjaftueshme institucionale në luftën kundër dezinformimit. “Një nga rreziqet kryesore është potenciali i censurës dhe kufizimit të lirisë së fjalës. Qeveritë dhe kompanitë private mund të përdorin rregulloren si një mënyrë për të heshtur ata me të cilët nuk pajtohen ose për të shtypur disa lloje informacioni. Rregullimi parandalues i dezinformatave mund të çojë në pasoja të padëshiruara dhe të rrezikoj lirinë e fjalës dhe shprehjes së lirë. Vështirësi të tjera lindin nga fakti se disa forma të dezinformimit janë të vështira për t’u dalluar nga satira ose parodia, gjë që mund të çojë në censurimin e formave legjitime të shprehjes,” theksohet në analizën e ISK.

    Qasja e BE-së për trajtimin e dezinformatave është veçanërisht e rëndësishme për RMV-në si vend kandidat për anëtarësim në BE. Krahasuar me BE-në, e cila ka një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e dezinformatave, qasja maqedonase për trajtimin e dezinformatave është ende në fillimet e saj, dhe vendi është në proces të zhvillimit të masave efektive për trajtimin e problemit. “Brenda këtyre kornizave duhet t’i kushtohet vëmendje masave evropiane për të mbrojtur gazetarët dhe veçanërisht gazetaret vajza nga kërcënimet online. Është i nevojshëm harmonizimi i legjislacionit shtetëror në lidhje me mediat me rregulloren evropiane, aktet vetërregulluese si dhe me rekomandimet e Këshillit të Evropës. Gjithashtu, direktiva e BE-së për parandalimin e mundësisë së fillimit dhe abuzimit të procedurave ligjore kundër gazetarëve duhet të integrohet plotësisht në strategjitë dhe politikat kombëtare”, thekson ISK.

    Në qasjen e BE-së për parandalimin e përhapjes së dezinformatave, bëhet një dallim i qartë ndërmjet medias, veçanërisht shërbimit publik, dhe mediave sociale si burim ose transmetues i mundshëm i dezinformimit. Një nga specifikat më të rëndësishme të politikave të BE-së është fakti që media trajtohet si subjekt-partner për parandalimin e përhapjes së dezinformatave. Për këto arsye, qasja evropiane për parandalimin e dezinformatave pasohet nga masa dhe politika për forcimin e demokracisë, të cilat nënkuptojnë mbrojtjen e profesionit të gazetarit. Këto masa janë të një rëndësie të veçantë dhe ofrojnë udhëzime për strategjitë dhe politikat kombëtare për parandalimin e dezinformatave në Maqedoninë e Veriut. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Ambasada gjermane në Shkup me apel për qytetarët

    Lajmi i rradhës

    Ronaldo e fton personalisht te Al-Nassr trajnerin me të cilin arriti suksesin më të madh në karrierë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë