Partitë politike në RMV duhet të raportojnë në tri institucione për paratë që kanë pranuar dhe harxhuar në fushatën zgjedhore

    Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut ka përkujtuar pjesëmarrësit në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit për dokumentet që duhet detyrimisht t’i dorëzojë në ESHR, në Komisionin Shtetëror për Zgjedhje dhe në Komisionin anti-korrupsion.

    Një nga obligimet e pjesëmarrësve është deklarimi i donacioneve që i marrin për financimin e fushatës parazgjedhore, deri më 7 tetor në ora 00:00; për të vazhduar pastaj raportimin më 16 tetor dhe më 30 tetor për balotazhin.

    Deri më 4 nëntor duhet të raportohet për të ardhurat dhe shpenzimet në transaksionin për fushatën parazgjedhore në raundin e parë, ndërsa deri më 18 nëntor për xhiron e dytë. Me mbylljen e këtij transaksioni, brenda 30 ditëve duhet të dorëzohet raporti i përgjithshëm financiar.

    Partitë politike të gjitha këta raportohet duhet t’i publikojnë në ueb faqen e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Stereotipet gjinore vazhdojnë të thellojnë hendekun e pabarazisë

    Lajmi i rradhës

    Mund të konsumohet edhe pas 20 vitesh, ky është djathi më i fortë në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë