Partitë politike pozitë-opozitë as edhe 30 vjetori i pavarësisë nuk i bashkoi

    30 vjetori i pavarësisë i gjen të ndarë taborët politike pushtet opozitë. Partitë opozitare u ndanë nga manifestimi qendror i organizuar nga pushteti. VMRO-DPMNE-ja organizoi tribunë në Manastir ku morën pjesë ministri i parë në Qeverinë pas pavarësisë, kreu i parë i Manastirit, ambasadori i parë etj. Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski përmes një mesazhi ka porositur qytetarët se ideja për Maqedoni me prosperitet nuk do të ndalon kurrë.-

    Ideja për Maqedoni me prosperitet asnjëherë nuk do të ndalon, posaçërisht tani kur po ngulfatemi ekonomikisht, po udhëhiqen politika anacionale dhe mohimeve nga jashtë. Ajo ide jeton tek maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllehtë dhe gjitha etnitë tjera që Maqedoninë e shohin si shtëpinë e tyre, e kanë trashëguar dhe do t’ia trashëgojnë gjeneratave të ardhshme – tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Opozita shqiptare nuk merr pjesë në manifestim. Në Gostivar ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Qendror për shqyrtimin e kandidaturave të fundit për kryetar komunash dhe listave për këshilltarë. LSDM-ja vlerëson se 30 vjetori i pavarësisë e gjen vendin anëtare të NATO-s dhe së shpejti vend me negociata të hapura për BE. Kryeministri Zoran Zaev përmes rrjetit social Facebook ditën e pavarësisë ia ka atribuuar të gjitha bashkësive në vend, duke futur në grupin etnive edhe bullgarët, kroatët dhe malazezët. Ndërkohë zyrtarë të BDI-së morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave tek ish presidentët dhe në aktivitetin e presidentit Stevo Pendarovski në ndarjen e dekoratave për përbërjen e parë parlamentare./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kosova refuzon pjesëmarrjen e serbit të shpallur ‘non grata’ në bisedime

    Lajmi i rradhës

    Ndotja e ajrit vret më shumë se shumë sëmundje tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë