Ndotja e ajrit vret më shumë se shumë sëmundje tjera

    Ndotja e ajrit vret më shumë se HIV/AIDS, tuberkulozi dhe malaria së bashku, thotë raporti i fundit nga Indeksi i Jetës së Cilësisë së Ajrit (AQLI).

    “Ndotja e grimcave të ajrit ka ndikim më shkatërrues në jetën e një njeriu sesa pirja e duhanit,” – thonë shkencëtarët.

    Një qytetar i globit, sipas këtij raporti, humb 2.2 vite jetë nga nivelet e larta të ndotjes së ajrit. Nëse nuk meren masa për gjendjen kjo shifër mund të shkojë deri në 17 miliardë vite jetë të humbura në gjithë botën.

    Sipas studiuesve problemi po përkeqësohet nga kriza klimatike me temperatura të larta që shkaktojnë zjarre e si pasojë rrisin dhe ndotjen e ajrit. Cikli i rrezikshëm i problematikës ka si hallkën më të keqe djegien e karburantit fosil, në veçanti qymyrin.

    “Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh për shëndetin e banorëve të planetit, për vrullin e të cilit nuk janë të përgatitur,” – deklaroi Micheal Greenstone, një nga shkencëtarët që krijoi AQLI.

    Lajmi Paraprak

    Partitë politike pozitë-opozitë as edhe 30 vjetori i pavarësisë nuk i bashkoi

    Lajmi i rradhës

    Zyrtare, Kamavinga te Reali me numrin 25

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë