Pas projekt-rishikimit të buxhetit, opozita to të ndërhyjë në amandamente

    Më shumë para, ndihmë për qytetarët dhe ekonominë, ndihmë për vetëqeverisjen lokale dhe nëse është e nevojshme shkurtim shtesë i shpenzimeve joproduktive.

    Këto janë qëndrimet fillestare të partive opozitare, për të cilat pasi të shohin projekt-rishikimin e buxhetit, do të ndërhyjnë me amendamente.

    Rishikimi para deputetëve në debat komisioni do të gjendet pas datës 7 qershor, që para fundit të muajit të shkojë në votim.

    “Projekt-rishikimi i buxhetit ende nuk është dorëzuar te deputetët, por sipas njoftimeve të ministrit të Financave pak para janë ndarë për masa për qytetarët dhe ekonominë. Me amendamente do të ndërhyhet për të rritur fondet për qytetarët nga shtatori kur pritet një krizë e madhe, ndihmë për pushtetin vendor dhe transfere më të larta sociale”, thonw nga Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

    Edhe nga  Aleanca për Shqiptarët thotë se paraqitja e amendamenteve do të varet nga ajo sa është kujdesur Qeveria që paratë publike të shpenzohen siç duhet për zbutjen e krizës.

    “Në situatën në të cilën jemi dhe në atë që pritet të vijojë, ne vlerësojmë se Qeveria duhet të heqë dorë nga shpenzimet joproduktive, shpenzimet për luks të zyrtarëve dhe të shpërndajë me shumë kujdes fondet. Paratë e qytetarëve sot më shumë se kurrë duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe ekonomisë reale”, u shpreh Grupi Parlamentar i Aleancës për Shqiptarët.

    Aleanca gjithashtu apelon që vendi të përgatitet për menaxhimin e krizës energjetike dhe ekonomike, si dhe për rritjen e çmimeve.

    Ministri i Financave Fatmir Besimi në një kolumnë ka arsyetuar rishikimin e buxhetit si të domosdoshëm.

    Me riprogramimin ri të arkës së shtetit, 76 milionë euro janë planifikuar  për masat të reja kundër krizës, ndërsa shpenzimet joproduktive janë shkurtuar me 200 milionë euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kriminelët pendohen, shtetarët jo

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë