VMRO-DPMNE: Jo demant për përgjegjësi për ‘gazetarët’ e Qeverisë

    VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj përgënjeshtrimin të Qeverisë se gjashtë personat e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta nuk kanë udhëtuar si gazetarë, por si pjesë e stafit organizativ.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Dimçe Arsovski akuzon Qeverinë se “është shndërruar në Agjenci Turistike.

    Ai thotë se Qeveria përgënjeshtron pa publikuar dokument zyrtar për të dëshmuar pohimet e saj. Arsovski porosit Qeverinë që në vend të përgënjeshtrimeve duhet të ketë përgjegjësi. Për udhëtimin e gjashtë nëpunëse qeveritar të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Alsat publikoi dokumentin i cili dëshmon se me vendim të Qeverisë, Shërbimi duhet të sigurojë transportin dhe akomodimin e gazetarëve, ndërsa në dokument janë vendosur gjashtë emrat e nëpunësve të Qeverisë.

    Për këtë rast, lëndë ka hapur edhe Komisioni për Anti Korrupsion pas denoncimit nga një person anonim.

    “Këtu duhet t’i pyesim publikisht: A është e vërtetë se në seancën e katërt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është marrë një vendim në pikën 5, ku thuhet se vetëm gazetarëve u sigurohet akomodim, transport dhe teste PCR dhe askund nuk theksohet për punonjësit e Qeverisë apo SHPPP-së? Luksi në kurrizin e qytetarëve është një nga gjërat parësore që po e bën kjo Qeveri e udhëhequr nga Kovaçevski dhe LSDM-ja dhe shërbëtorët e saj…Derisa qytetarët nuk mund të mbijetojnë dhe të ushqehen, qeveritarët luksozohen dhe bëjnë ekskursione në kurrizin e qytetarëve dhe në kurriz të shtetit”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Pas projekt-rishikimit të buxhetit, opozita to të ndërhyjë në amandamente

    Lajmi i rradhës

    Sheshel ftohet që të dëshmojë në Hagë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë