Pas protestave të banorëve të Gërçecit dhe Krushopekut, reagon EVN

    Në lidhje me protestën e sotme për shtrenjtimin e rrymës të banorëve të Gërçecit dhe Krushopekut para bazës së EVN-së në lagjen “Gjorçe Petrov”, ka reaguar kompania në fjalë. Nga EVN për Nistori thonë se banorët e Gërçecit dhe Krushopekut nuk lejojnë të sanohen defektet në rrjetin distributiv.

    “Ekipet e Elektrodistribuimit vazhdimisht pengohen nga banorët në sanimin e defekteve dhe në realizimin e projekteve investuese për rekonstruimin e rrjetit në Gërçec dhe Krushopek. Përveç pamundësisë për të punuar, punonjësit ballafaqohen edhe me ofendime dhe kërcënime për jetën, si dhe kërcënime për shkaktim të dëmeve materiale. Përsa i përket defekteve, të njejtët ndodhin dhe përsëriten si rezultat i mbingarkesës së vazhdueshme të rrjetit sepse konsumatorët ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar shfrytëzojnë energji elektrike.” – thonë nga EVN.

    Për sa kohë, shton EVN, të ekzistojë pamundësia për punime në rrjet për shkak të arsyeve të përmendura, këta fshatra do të kenë vështirësi, probleme dhe ndërprerje në furnizimin me energji elektrike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sali Berisha, zoti i pavdekshëm i gjullurdisë

    Lajmi i rradhës

    Nuk votohet propozim-vendimi që NPK Tetovë të menaxhojë mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë