“Pasaporta ekspres për mafian, ndërsa qytetarët pa asnjë dokument”

    Koalicioni opozitar ASH – AAA kanë reaguar ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi në vijim pritet të arrijnë mërgimtarët dhe shumica prej tyre kanë dokumente të skaduara. Sikur në shumë raste edhe kësaj here, thonë nga koalicionim, paaftësia e institucioneve ka bërë që mërgimtarëve nuk u janë rinovuar dokumentet në ambasada, njofton Nistori.

    Maqedonia e Veriut ishte shteti i vetëm që në këtë periudhë për afat prej dy ose tri ditëve ka pajisur me çdo lloj dokumenti kriminelët më të mëdhenj dhe krerët e mafias nga rajoni dhe bota. Por, problemi nuk përfundon me kaq. Tani parashikohet të fillojë golgotë e vërtetë. Në javët në vijim pritet të arrijnë mërgimtarët, ku siç tanimë është raportuar, shumica prej tyre kanë dokumente të skaduara. Sikur në shumë raste edhe kësaj here, nga paaftësia e institucioneve, mërgimtarëve nuk u janë rinovuar dokumentet në ambasada. Tani edhe në vendlindje ata do të përballen me mungesë të dokumenteve, pajisjeve dhe me rënien e famshme të sistemit”, thonë nga ASH – AAA.

    Nga koalicioni shtojnë se javë, MPB nuk ka pasaporta për qytetarët, ndërsa gjithë botën e ka njoftuar se shtetasit tanë do të lëvizin me pasaporta të skaduara. Po bëhen tre muaj që e njëjta ministri nuk ka as targa për veturat që po regjistrohen. E për të mos mjaftuar kjo, ministria nuk ka as ekzemplarë për të shtypur patenta të shoferëve dhe të gjithë qytetarëve që aplikojnë ju jepet një vërtetim në letër. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve | Kujdesi që ju duhet

    Lajmi i rradhës

    URDHËRI I PRESIDENTIT BIDEN – MESAZH I QARTË PËR SHQIPTARËT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë